Haradinaj e do 11 janarin si datë të zgjedhjeve: 28 dhjetori – i papërshtatshëm
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se më zgjedhjet do të duhej të mbaheshin më 11 janar.
“Nëse mujmë me 21 dhjetor, nëse jo më 21 dhjetor do të ishte mirë më 11 janar pra jo në mes të pushimit që është për të gjithë.
Ekziston rreziku që shumë njerëz me shku jashtë vendit në kohën e sezonës të pushimeve vjetore.
28 dhjetori, mendojmë se është gabim sepse është në kohën më active të pushimeve. Ju ndërhyjmë qytetarëve në shumë planifikime të tyre.
Besoj që interesi i të gjithë neve është, besojmë se ardhja e diasporës jo cdoherë është në favor të tyre.
Nëse shkojmë me 28, faturat e rrymës shkojnë më 26.
Tani presidentja i ka në diskrecion 10 ditë, që mund ta shtyjë pra deri më 11 janar datën”, tha Haradinaj para takimit te Presidentja.