Hamza: Nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti politike
Kryetari i PDL-së, Bedri Hamza, tha sot se data që ata preferonin si parti politike për zgjedhje, ishte 21 dhjetori.
Ai ka deklaruar sot pas takimit te Presidentja Vjosa Osmani, se nuk kanë vija të kuqe për partitë politike por se më shumë ‘përshtaten me partitë ish-opozitare’.