"Gjyshin e kam pasë ballist": I lindur e rritur në Turqi, por Orhani tregon se kënaqet në Kosovë
Orhani është një shqiptar me prejardhje nga Lipjani, por i lindur e rritur në Turqi.
Në një intervistë për gazetarin e Nacionales, Mirlind Behluli, Orhani ka rrëfyer për jetën e tij në Turqi.
Ai ka treguar se gjyshi i tij ishte luftërar i Ballit Kombëtar, gjë e cila i kishte detyruar ata të largoheshin për në Turqi pas Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë, ai ka treguar se kënaqet sa herë e viziton Kosovën.