Fjalimet publike: Gjuha e trupit, duart në xhepa gabim i madh - NACIONALE

Fjalimet publike: Gjuha e trupit, duart në xhepa gabim i madh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lulzim Bucolli në emisionin Tok në Nacionale foli për fjalimet publike, stresin ankthin e vetëbesimin.

Bucolli thotë se në fjalimet publike, nëse janë të sukseshme ose jo mund t’i shohësh edhe reagimet e komentet e fytyrat e njerëzve. Gjithashtu, ai theksoi se edhe gjuha e trupin e luan një rol shumë të rëndësishëm.

“Gjuha e trupit, nëse e din çka po thua, i mëson disa teknika e shprehesh mirë, dhe e dergon veten tek tregimi, trupi të përcjell vetë...Futja e duarve në xhepa nuk rekomandohet, veç nëse dëshiron me kallxu diçka, përndryshe jo se është sikur po e injoron publikun”.

Bucolli thotë se gjuha e trupit është më shumë se 70 për qind e fjalimit.

“Nëse mundesh mos me prek fytyrën, me u koncentru në atë që po e thua. Mos me bë panikë, me bë frymëmarrje të thella. Diafragma rritet dhe e “përqafon” zemrën, qetëohet dhe i ndal rrahjet e shpeshta”.

Po kush flet më mirë në fjalimet publike, burrat apo gratë?

“Ata që ushtrojnë, që kanë presdispozita gjenetika dhe ata që e bëjnë më shpesh. Tash a je burrë apo grua nuk ka rëndësi”.

VIDEO:

Lajme të ngjashme