Erdogan del i dyti në sondazhe. A do t'i humbë zgjedhjet?
Sipas një sondazhi të kompanisë “Konda”, i publikuar të enjten, presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka mbi 5 për qind më pak përkrahje se rivali i tij kryesor, Kemal Kilicdaroglu, para zgjedhjeve të së dielës.
Në bazë të rezultateve të kësaj ankete, Erdogani ka përkrahje prej 43,7 për qind, ndërsa Kilicdaroglu 49,3 për qind. Nëse rezultati i zgjedhjeve del kështu, dy politikanët do të ballafaqohen në balotazh më 28 maj.
Rezultati i anketës së re e përforcon përshtypjen se Erdogani ballafaqohet me sfidën më të madhe zgjedhore gjatë dy dekadave të tij në pushtet. Këto rezultate ngjajnë me disa anketa të tjera, ku Kilicdarglu ka dalë i pari, raporton agjencia “Reuters”.
Më shumë detaje në VIDEON E PLOTË: