‘E gjetëm mshelë dhe hinëm’: Familja akuzohet se ka uzurpuar objektin e Kryqit të Kuq në Kamenicë - NACIONALE

‘E gjetëm mshelë dhe hinëm’: Familja akuzohet se ka uzurpuar objektin e Kryqit të Kuq në Kamenicë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Këtë vaki kosovare nuk mendohet ta keni dëgjuar e as lexuar ndonjëherë!

Në vitin 2008, qytetari Arsim Demolli nga Kamenica bashkë më familjen e tij, shkon tek objekti i institucionit të Kryqit të Kuq, ku me të parë që dera është e mbyllur, ai vendos ta thyej atë dhe të vendoset në atë objekt pa e pyetur bash kërkond!

Që nga ai vit, familja Demolli jeton aty, pavarësisht që Kryqi i Kuq në Kamenicë kishte bërë kërkesë që të largohej nga ai objekt për shkak se sipas sekretarit të Kryqit të Kuq, Rexhep Morina ai objekt është pronësi e insitutit të tyre.

Krejt kjo ngjarje kishte përfunduar edhe në gjykatë, që sipas z.Morina, gjykata kishte vendosur në favor të Kryqit të Kuq, por prap nuk është karguar ajo familje nga ai objekt, e krejt kjo për shkak se kryefamiljari në fjalë, Arsim Demollui ka kërcënuar se do të ia vë flakën objektit në rastë se ofrohen.

Kjo nuk është e tëra! Gazetarja Besarta Hoti bashkë më kamermanin, Drilon Namani dje kanë biseduar edhe me familjen Demolli edhe me komunën e Kamenicës.

Për më shumë ndiqeni storien:

Lajme të ngjashme