Dy skenarët e mundshëm të Vuçiqit për ndarjen e Kosovës, sipas New York Times - NACIONALE

Dy skenarët e mundshëm të Vuçiqit për ndarjen e Kosovës, sipas New York Times

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Gazeta e njohur amerikane, “The New York Times”, ka botuar një artikull të gjatë për Serbinë, Aleksander Vuçiqin, lidhjet e dyshimta me botën e errët të krimit dhe raportet me Kosovën.

Në artikull, gazeta amerikane e përmend edhe Kosovën, duke thënë se, “udhëheqësit serbë mbeten thellësisht të pakënaqur për ndarjen e Kosovës nga Serbia pas luftëtarëve jugosllave të viteve ’90 dhe refuzojnë që ta njohin pavarësinë e saj, e cila është vendosur ndërkombëtarësisht më 2008”.

Ndërsa si fillim shkruhet se si Serbia është një mollë sherri mes Rusisë dhe Perëndimit, duke u bërë kështu një vend me ndikim, në shkrimin e gazetës diskutohen edhe dy skenarë të mundshëm të përshkallëzimit të situatës me Kosovë, që mund të cojnë në "ndarjen e veriut të vendit tonë".

Ankesimi dhe Kali i Trojës

Te aneksimi, përshkruhet një skenar hipotetik për të cilin thuhet se “i mban natën zgjuar udhëheqësit e Evropës Perëndimore”. Sipas këtij skenari Vuçiq, duke përmendur një kërcënim të pretenduar ndaj minoritetit serb në Kosovë, mund të dërgojë trupa mbi kufirin dhe të aneksojë veriun e Kosovës.

Artikulli përmend gjithashtu një skenar tjetër, “Kali i Trojës” ku përfshihet përsëri Vuçiq duke fshehur qëllimet e tij irredentiste deri pasi Serbia të jetë pranuar në Bashkimin Evropian.

New York Times po ashtu godet presidentin Vuciq, duke thënë se zotëron një pushtet të jashtëzakonshëm në rajonin e Ballkanit ndërsa thekson së gjatë nëntë viteve të tij në pushtet huliganët serbë të futbollit dhe bandat kriminale janë përfshirë në politikën e paqëndrueshme etnike të rajonit dhe kanë ndihmuar në nxitjen e kryengritjeve serbe në vendet e tjera të Ballkanit.

Për më shumë detaje, bashkangjitur gjeni VIDEON E PLOTË:

Lajme të ngjashme