"Duhna më shku në shpi edhe me vdekë në shtëpi"- qytetarja ankohet se ka më shumë se 4 orë që me nënën e sëmurë endet klinikave të QKUK-së
Dihet se QKUK ballafaqohet me mungesa të mëdha. Duke u nisur nga kushtet e punës, infrastruktura, e mungesa e mantelbardhëve.
Por ankesat më të mëdha drejtuar këtij institucioni, vijnë nga pacientët.
Për Nacionalen një zonjë ka rrëfyer për vështirësitë për trajtimin e nënës së saj në këtë institucion shëndetësor.