Djali i Kadri Veselit e nderon babanë e Thaçit: Nuk e ndau babin kurrë nga bijtë e tij, fisnik e i urtë - NACIONALE

Djali i Kadri Veselit e nderon babanë e Thaçit: Nuk e ndau babin kurrë nga bijtë e tij, fisnik e i urtë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Familja e ish-kryeparlamentrit Kadri Veseli ka bërë homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Përveç vëllezërve të Veselit, në palestre “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku po mbahen homazhet, është parë edhe Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit.

Madje, ai është shkruar edhe në librin e zisë, ku e ka vlerësuar lartë figurën e babait të Thaçit.

“Burrë fisnik e i urtë, ofroi strehë kur ushtarëve u duhej më së shumti, e kurrë nuk e ndau babin nga bijtë e tij.”, ka shkruar Klestor Veseli në librin e zisë.

Lajme të ngjashme