Ditari i Buzhalës: Për Vigan Qorrollin, zëvendësministrin e drejtësisë, servilin e të gjitha pushteteve - NACIONALE

Ditari i Buzhalës: Për Vigan Qorrollin, zëvendësministrin e drejtësisë, servilin e të gjitha pushteteve

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Unë nuk lexoj libra, unë shkruj libra.

Qishtu ka thanë Henry Kessinger, njana prej shtyllave më të rendesishme të politikës së jashtme amerikane.

Ndërsa Vigan Qorrolli nga Shtimja, zëvendesministër i drejtesisë, tha në Debat Plus se ai nuk lexon dokumente, ai shkrunë dokumente.

Ekzistoni rreziku që Vigani, si idiot që osht, idiot jo si karakter të cilin e hasim në përdorimin e përditshëm, me te cilin nënkuptojmë nje njeri te poshtër, por në kuptimin grek dhe latin tëfjalës, që nënkupton një njeri të paafte profesionalisht dhe intelektualisht, as nuk është i vetedijshëm që po bën plagjiaturë, sepse po mundohet me u doke i mencem me citate të vjedhta.

Shume prej nesh e dimë se çfare librash ka shkrua Kessinger. E dimë edhe trajektoren e karrierës së tij politike. Impaktin global. Me të drejtë, në një moshë të caktume, ai ka thënë që nuk lexon libra, por i shkruan ato. Mirëpo, para se me shkru libra, ai ka lexua libra.

Ne me të drejtë mund te pyesim se çfarë ka lexu gjate jetës së tij djaloshi nga Shtimja, që tash plot fodullëk shfaqet në studio televizive, duke u krekosë si gjeli në maje të plehut, se ai nuk lexoka dokumente, por i shkruaka ato?

Nëse ka lexu, qysh po len ai me kuptu, atëherë qysh është e mundun që ato lexime nuk ia kane lanë shenjë? Pse nuk e vërejmë n’kurrgjo t’Viganit gjurmë të leximeve.

N’parim ni njeri i lexumë, e sidomos ai njeri qe e ka mbërri stadin ku tash, MADJE, veç shkrunë e nuk lexon mo, atehërë ka me i vujte pasojat e të qenurit ni njeri me dinjitet.

Ky osht mallkimi i njerëzve të lexumë. Dinjiteti rritet brenda trurit të tyre si tumor malinj. Metastazon. E pengon atë që të bëhet vegël dhe skllav i të tjerëve, duke i nëperkëmbur besimet personale.

Intelektuali i Shtimes, para se t’i bashkohej karvanit te revolucionit te 14 shkurtit të vitit 2021, ka qenë pjesë të gjitha karvaneve, klaneve dhe bandave të tjera politike.

Ky dijetar, që shkruan por nuk lexon, e ka pasë qëllim jetësor me u bo gjyqtar i Gjykates Kushtetuese. Asnjë pengesë morale nuk e ka pasë për me e realizu synimin e tij.

I ka shërby Hajredin Kuçit, i ka shërby Duat Haradinajt, tash është lejtnant i Albulenës dhe i atij vojit ne tepsi.

Sigurisht masi që u rrëxu s’disa herë ne Kuvendin e Kosoves, në përpjekjen e tij t’u zvarritë deri në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo nuk është hera e vetme kur ky Vigan është rrëxu. Paramendoni, ky jurist është aq i paaftë, imbicil, sa e kanë përjashtu edhe prej provimit te jurisprudences.

A e dini pse? E kanë nxanë tuj kopju në provim.

Në çdo shoqëri tjetër, dikush që ish nxanë tuj vjedhë në provim profesional, ceremoninë e varrimit të PERSONES PUBLIKE ia kishin organizu po atë ditë.

Por në shoqni si kjo e jona, njerëzit si Vigani kanë vlerë në treg, sepse s’kanë vlera personale. Nuk besojnë ne kurrgjo.

Nuk kam qef me i hy ne hak as Armend Mujes, as Dimal Bashes, as Mimoza Kusarit, mirëpo kurrkush prej tyne, as afër nuk mundet me iu rrasë Vigan Qorrolit.

Vigani është epitoma e banalitetit të së keqes qe e prodhojne regjimet autoritare, qysh është ky i Kurtit.

Viganët presin në rend për me kry shërbime për këdo që është në pushtet.

Lajme të ngjashme