Dita e dytë e ushtrimeve të KFOR-it mbi urën e Ibrit - NACIONALE

Dita e dytë e ushtrimeve të KFOR-it mbi urën e Ibrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë fundjavë kritikuan ashpër qeverine e kosovës për aksionin e fundit në veri.

ShBA veç tjerash tha se Qeveria po e instrumentalizon Policinë, për të cilën Ambasada amerikane kujtoi se SHBA ka punuar per rritjen e kapaciteteve te saj, te Policise pra.

Komunikata e ShBA veç tjerash thotë edhe se do të afektohet puna e tyre me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

E gjitha kjo, ndodhi mbrëmjen e vonë të së premtës, ku pas kësaj komunikate, reaguan edhe shume ambasada tjera që përbëjmë ato që njihen si shtetet e QUINT-it.

Të nesërmen dhe sot, KFOR italian shtoi praninë në urë, edhe me mjete që nuk ishim mësuar ti shihnim më herët.

Megjithëse kjo u tha nga KFOR-i se ishte vetëm një trajnim, e gjitha kjo ndodhi në dritën e reagimeve të ashpra ndërkombëtare për aksionin e qeverisë ne veri, ku u mbyllën objektet e strukturave paralele.

Sot ishim te ura e Ibrit dhe gjendja duket si në pamjet që do ti shihni në vazhdim..

Lajme të ngjashme