Buzhala i përgjigjet Shefqet Krasniqit: “Mos m’shtini me hy në Kuvend e me jau bo llugë” - NACIONALE

Buzhala i përgjigjet Shefqet Krasniqit: “Mos m’shtini me hy në Kuvend e me jau bo llugë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar një spekulim që po qarkullon që një kohë në qarqe të ndryshme e që lidhet me imamin e njohur Shefqet Krasniqi.

Në videon e tij, Buzhala ka komentuar mundësinë që hoxhë Krasniqi të futet në politikë. Në analizën e tij, Buzhala ka përmendur edhe emrat e disa deputetëve të VV-së, si Eman Rrahmani e Visar Korenica, të cilët spekulohen se mund të jenë pjesë e një nismeje për bashkimin në një listë të të gjithë politikanëve me prirje më religjioze.

Në videon e Buzhalës rikthehet në vëmendje deklarata e njohur e Krasniqi për “llugën” në Kuvendin e Kosovës.

“Mos m’shtini me hy në Kuvend e me jau bo llugë” – dëgjohej duke thënë imami Krasniqi.

Buzhala ka vlerësuar se hyrja e hoxhë Krasniqit në politikë do të kontribuonte në organizimin mbi vija ideologjike të skenës politike kosovare.

“Nëse Shefqet Krasniqi futet në politikë bashkë me ta, gjasat janë reale që Shefqeti e kalon pragun, edhe e merr, edhe e pastron skenën politike. Jo domosdoshmërisht Shefqeti, mund të jetë një person tjetër me karizëm, por e pastron skenën politike, sepse këtu i kemi përzi “babat e zhabat”. Parti liberale e qendrës së majtë, veç kur e sheh qaty njeriun që thotë “unë nuk ta votojë projekt kodin civil”. E çka je tu bo ti aty djali e çikë e mirë” – thekson Buzhala.

Lajme të ngjashme