Artistja nga Peja, që jeton në Stamboll, po i “çmend” tifozët e Galatasarajit, e takoi edhe Mauro Icardi - NACIONALE

Artistja nga Peja, që jeton në Stamboll, po i “çmend” tifozët e Galatasarajit, e takoi edhe Mauro Icardi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lira Taraku, me profesion dizajnere, ka bërë bujë të madhe në Turqi. Ajo është duke i “çmendur” të gjithë tifozët e Galatasarayit, ekipit kampion të Turqisë.

E gjithë kjo për shkak të pikturave të saj.

Taraku, që vjen nga Peja, shkoi në Turqi për të studiuar, por ajo tashmë është e njohur si influencerja që ia dhuroi xhaketën Mario Icardit.

Ky takim me Icardin, i cili e shpërndau videon e Tarakut, e ka bërë pejanen të njohur gjithandej.

Gjatë qëndrimit në Stamboll, gazetari i Nacionales, Mirlind Behluli, e ka takuar Tarakun, me të cilin ka realizuar një intervistë, të cilën mund ta shikoni mëposhtë:

Lajme të ngjashme