Barnat inovative e ulin rrezikun për abort dhe kanë më pak efekte anësore - NACIONALE

Barnat inovative e ulin rrezikun për abort dhe kanë më pak efekte anësore

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë për emisionin Health Matters, gjinekologu i njohur Berat Krasniqi foli për rëndësinë jashtëzakonshëm të barnave inovative dhe terapive së personalizuar në aplikimin e procesit të IVF-së, tek personat që kanë probleme me infertilitetin.

“Barnat inovative. Zakonisht në fillim të shtatëzanisë e përdorim progresteronin që është shumë mbëeshtetës për shtatëzaninë dhe ka efekt në mbrojtjen nga ndonjë dështim. Progresteroni krijon lidhje më te fuqishme mes mitrës dhe qesës.

Mitra ka gjendje më te relaksume, muskulatura e i mitrës. Aspirina dhe fraksiparina posshtu pëdoren për koagulimin e gjakut e që ndihmojnë shumë në këtë fazë”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se barnat biologjike dhe terapitë e personalizuara kanë rëndësi të jashtëzakonshme në trajtimin gjinekologjik dhe shumë më pak efekte anësore.

“Barnat biologjike dhe terapitë e personalizuara kanë një ndikim të jashtëzakonshëm dhe sot ka ndiku mjaft shumë tek personat që nuk kanë mundur të trajtohen më herët. Në trajtimin e vezores policistike, dhe endometriozes përdoren barnat për lehtësimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e qelizave vezë në vezore.

Këto janë terapi të personalizuara dhe barnat inovative kanë jap një efekt shumë të madh, edhe në rezultate edhe kanë më pak efekte anësore. Këto trajtime bëhen edhe për insuficienca të ndryshme gjinekologjike”, tha Krasniqi për Health Matters.

Lajme të ngjashme