Barack Obama në Iuftë me Joe Biden - NACIONALE

Barack Obama në Iuftë me Joe Biden

7 muaj më parë

nga NACIONALE

I semurë me COVID, Joe Biden është izoluar në shtëpinë e tij në Delawere, duke e lënë Partinë Demokratike dhe Washingtonin ne kaos total. Afër vetes e ka vetëm bashkëshorten e tij, Dr. Jill.

Paraqitja skandaloze e Bajdenit në debatin me Trump në fund të muajit qershor i lemerisi mediat liberale, te cilat po atë natë kërkuan që Bajden të largohej nga gara, për t’i hapur rrugën një kandidati tjetër të ri.

Luftën e nisi New York Times, qënjihet ndryshe edhe si Zonja e Vjetër e Thinjur, e pasuar edhe nga simotrat e tjera në të dyja brigjet e Shteteve te Bashkuara të Amerikes. Pastaj avash avash, por në një formë që dukej e orkestruar nga dikush qe po qendronte prapa, kundër Biden dolën edhe shumë kongresmen, guvernator dhe strategjistë të njohur demokratë.

Të heshtur dhe pa qëndrim të qartë po qendronin vetem Barak Obama dhe Nancy Pelosi, dy figura emblematike dhe me influencë të jashtëzakonshme te elektorati demokrat dhe liberal. As njëri e as tjetri, as nuk po i bashkoheshin zrave pr zëvendesimin e Bajdenit, por as nuk po i dilnin në krah mikut të tyre, tash kur ai kishte shumë nevojë.

Atentati ndaj Presidentit Trump e ndali përkohesisht luftën civile te demokratët, por tash pas perfundimit të konventës së republikanëve, kur sondazhet flasin bindshëm në favor të Trumpit, demokratët i kanë rrokur armët përsëri.

Koha po ecën shpejt dhe nëse kjo çeshtje nuk zgjidhet brenda këtij muaji, ekziston rreziku i madh që partia demokratike të shkojë drejt Konventës së saj pikë-e-pesë.

Bajden dhe një rreth i ngushtë i njerëzve të tij janë të bindur që paniku i demokratëve është i kotë dhe histerik. Ata po insistojnë që nëse dikush prej demokratëve është në gjendje të mundë Trumpin në nëntor ai është Bajden. Ata thonë se sondazhet që ata i kanë flasin për një epëresi që është brenda margjinës së gabimit dhe se sipas tyre me një fushate të mirë dhe unike ajo përparësi mund të shkrihet dhe se Bajden mund ta mbajë Shtepine e Bardhë.

Në anën tjetër paraqitjet e Bajden nëpër intervista janë të mjerueshme. Duket i lodhur dhe konfuz. Ne çdo intervistë ai e huqë ndonjë emër a ndonjë fakt, kurse kundërshtari i tij kur e mori një plumb në vesh arriti që të ngrihej me grushtin lart, dhe madje t’i kërkonte edhe këpucet e tij dhe t’i ftonte republikanët që të vazhdonin luftën.

Njohësit e politikës amerikane po thonë se kjo çka po ndodh tash, është një përsëritje e vitit 2016, kur Barak Obama dhe krerët e Partisë Demokratike e kishin bindur Bajdenin që të terhiqej nga gara, për t’ia hapur rrugën Hillary Clintonit, sepse sipas tyre vetëm Hillary mund ta sfidonte Trumpin në atë garë.

Dihet epilogu i asaj gare. Trump fitoi, kurse Bajden kishte deklaruar pak më vonë se çdo ditë ishte penduar që ishte terhequr. Edhe ne vitin 2016 kishte qenë Obama, përmes këshilltarëve të tij që e kishte bindur zëvendesin e tij, Bajdenin, që të lëshonte pe.

Njerëzit e afert me Bajdenin u kanë thënë mediave që Bajden assesi nuk dëshiron ta pranojë që të mbahet në mend si një president me një mandat, duke u shënuar në histori si më i pasuksesshëm se Obama apo Klinton, duke u krahasuar me Karterin.

Bajden është i bindur që e njëjta lojë po i luhet edhe tash, posaçërisht kur donatorët, ata qe e mbajnë me para fushatën, kanë filluar të tërhiqen. Në dy javët e fundit Bajden ka grumbulluar minimalisht shumë pak dollar. Në Amerikë nuk mund të fitohen zgjedhjet pa një buxhet shumë të pasur.

Donatorët po kerkojnë largimin e Bajdenit, ose nuk do ta japin asnjë cent.

Fillimisht Bajden kishte menduar që ndoshta dinjitarët e partisë nuk janë edhe orkestruesit e kampanjës, por tash kjo është bërë shumë e qartë, kur në skenë dolen me kërkese të qartë të largimit të Bajden, njerëz shumë të afërt me Obamën dhe Pelosin, si kongresmeni Adam Shiff apo strategjisti Axelord.

Thuhet që Obama dhe Pelosi i kane çuar në takim me Bajdenin njerëzit që bëjnë sondazhe, për t’i treguar atij që gjasat qe ai të fitojë në zgjedhje janë pothuajse baraz me zero.

Mirëpo Bajden ende po mbahet. Tash ka filluar ta shajë eliten liberale dhe mediat, që për shumekë është logjika që e perdorë edhe Trump.

Sido që të jetë, nëse Bajden tërhiqet, demokratëve u mbetet më pak se një muaj kohë, që ose ta nominojnë Kamala Harrisin për kandidate për presidente, ose që të futen në garë të shpejtë të brendshme, ku pritet që pjesë e saj të bëhen guvernatori i Kalifornise dhe Guvernatoja e Michigenit.

Lajme të ngjashme