Banorët e fshatit Cerrmjan në “luftë” për mbijetesë: Qumështin duhet me gjujtë, prishet se nuk po kemi rrymë - NACIONALE

Banorët e fshatit Cerrmjan në “luftë” për mbijetesë: Qumështin duhet me gjujtë, prishet se nuk po kemi rrymë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa fshatra të rajonit të Dushkajës, kanë probleme me energjinë elektrike tash e sa kohë. Ekipi i Nacionales shkoi në fshatin Cerrmjan të Komunës së Gjakovës.

Shumica e banorëve aty merren me blegtori e bujqësi, punë nga të cilat marrin të holla. Por, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, ju ndodh që produktet të cilat i kanë për t'i shitur, u prishen.

Rexhep Morava banor i këtij fshati për Nacionale tha se shpesh ndodh që të ju prishet edhe qumështi, të cilin e përgatisin për ta shitur. E shumicën e kohës ata i kryejnë punët e tyre me ndihmën e gjeneratorit.

“Hesap nuk po kemi, po duhet me mbijetu”.

Edhe Isa Hajdari tha se edhe kur kanë energji elektrike, ka me tension të ulët.

“Me agregata më shumë punojmë, po ato po kushtojnë”.

VIDEO:

Lajme të ngjashme