Banesa në qendër të Prishtinës “e pushtuar” nga mbeturinat - NACIONALE

Banesa në qendër të Prishtinës “e pushtuar” nga mbeturinat

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Qytetarët shpesh ankohen për kontenjerët e stërmbushur me mbeturina. Por disa banorë të një ndërtese në kryeqytet kanë një hall më të madh, sepse ajo ndërtesë është e stërmbushur me qese të mbeturinave.

Qytetarja e cila raporti rastin në Nacionale, tha se me këtë problem po përballen tash e disa muaj. Ndërsa, një banore tjetër e cila po jetonte qe 6 vite aty, tha se këtë problem e kanë gati qe 2 vite.

“Çudia” e kësaj ndodhie është se, banorët nuk po e dijnë se kush po i hedh mbeturinat. Na thanë se kanë kontaktuar edhe me policinë e komunën por që nuk po gjejnë zgjidhje.

Ky objekt gjendet mbrapa Teatrit Kombëtar, pra mu në "zemër" të Prishtinës.

VIDEO:

Lajme të ngjashme