“Ata mjekrrosha…”-Ishte Halil e u bë Ndrekë, 69 vjeçari kërkon ndërtimin e Kishës Katolike në Skenderaj - NACIONALE

“Ata mjekrrosha…”-Ishte Halil e u bë Ndrekë, 69 vjeçari kërkon ndërtimin e Kishës Katolike në Skenderaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

69 vjeçari nga fshati Klinë e Mesme, Ndrekë Kelmendi deri para dy muajsh quhej Halil Hasani. Emrin e ka ndërruar, pasi është konvertuar në fenë katolike.

Ai bashkë me disa banorë të tjerë, po kërkojnë që në fshatin Klinë e Epërme të ndërtohet një Kishë Katolike, e cila sipas tij ka ekzistuar dikur e të cilën e kanë shkatërruar në kohën e komunizmin. Bile për këtë, kanë nënshkruar petiocion afro 90 persona.

“Na nuk zëmë vend tjetër kund, po veç ku ka qenë”.

Në dhomën ku ai rri, mban fotografi Jezus Krishtin, Nënë Terezën, Azem e Shote Galicën si dhe miqve të tij katolik.

“Familja ime, thonë që janë musliman po asgjë nuk dijnë. Përpara kemi festu Bajram, por në xhami nuk kam qenë kurrë”.

Kjo kërkesë e tij, për ndërtimin e kishës ka nxitur debat në rajonin e Skenderajt e Drenicës.

Nacionale ka kontaktuar edhe hoxhën Mulla Osmani, për të marrë një përgjigje edhe prej tij.

“Le të marojnë kisha e m*ta, nuk po më intereson”..

Por, daj kujt ka urrejtje Ndrekë Kelmendi dhe pse?

Për më shumë, ndiqni videon e plotë:

Lajme të ngjashme