Arsimi, ëndrra për të cilën la Amerikën - NACIONALE

Arsimi, ëndrra për të cilën la Amerikën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Teach for Kosova, Egzon Gashi, ka qenë i ftuari i radhës në episodin e tretë të TOK. Me të është diskutuar në detaje për jetën e tij në Amerikë dhe misionin që ia ka dhënë vetës për tu rikthyer në Kosovë.

Si është të rritesh në ‘tokën e premtuar’? A është ballafaquar ndonjëherë me ‘krizë të identietit’?

Familja e Egzonit kanë migruar për në ShBA kur ai ishte vetëm gjashtë muajsh. Pas situatës së krijuar në fillim të viteve 90-ta në Kosovë, familja Gashi nga Kijeva e Malishevës vendosi që të largohet.

I rritur në Amerikë, Egzoni për herë të parë e kuptoi që është shqiptar kur në Kosovë filloi lufta. Babai i tij tashmë i ndjerë, Sulejman Gashi, atë kohë raportonte nga Amerika për pozitën që SHBA-të e mbanin karshi luftës në Kosovë.

“Kurrë nuk e harroj në shtëpi në televizor duke e lexuar ‘Crisis in Kosovo’. Kjo më ka mbet në mend tash e më shumë se 20 vjet. Atëherë për herë të parë e kam kuptuar kush jam dhe ku është Kosova”, shprehet Gashi.

Egzoni në vitin 2018 pasi përfundoi masterin në John Hopkins University, vendosi që të kthehet në Kosovë. Deri atë kohë, vendlindjen e kishte vizituar vetëm gjatë pushimeve me familje. Por, pesë vjet më parë i dha vetës një mision që të ndryshojë cilësinë e arsimit në Kosovë.

Lajme të ngjashme