Arrestimi i Nikçit dhe Shalakut, kush janë tre zyrtarët e tjerë që u intervistuan nga policia? - NACIONALE

Arrestimi i Nikçit dhe Shalakut, kush janë tre zyrtarët e tjerë që u intervistuan nga policia?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas intervistimit që nisi mëngjesin e sotëm nga hetuesit e Krimeve Ekonomike, është arrestuar kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku.

Me vendim të Prokurorisë, Nikçi dhe Shalaku janë dërguar në paraburgim për 48 orë, ndërkaq përpos Nikçit dhe Shalakut, Krimet Ekonomike kanë intervistuar edhe tre zyrtarë të tjerë ndaj të cilëve prokuroria nuk ka marrë ndonjë masë, por të njëjtit vetëm janë marrë në pyetje nga policia.

Sipas burimeve të Nacionales, në polici sot janë intervistuar edhe Razije Murtezi, që është zyrtare e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Razije Murtezi është gjithashtu bashkëshortja e drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezi.

Gjithashtu, Krimet Ekonomike kanë intervistuar edhe Fitim Dedincën, i cili është me pozitë inspektor në Inspektoratin e Punës dhe Shefin e Inspektoratit të Punës për rajonin e Pejës, Pashk Vuksanin.




Lajme të ngjashme