"Albin Kurti në karrocë" - Fisi e Visi flasin për fotografinë
Më 1 mars, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, patën pritur në takim përfaqësues të orgnizatës “Handikos”. Ajo që kishte rënë në sy atë ditë, ishte mënyra e veçantë se si ishte organizuar kjo pritje. Në fotografitë e shpërndara nëpër rrjete sociale, Kurti, Osmani dhe Konjufca, që të tre i pritën përfaqësuesit të ulur në karrocë.
Në një përgjigje për Nacionalen, Handikos-i pati thënë se ua kishin kërkuar vetë ata që të priteshin në këtë mënyrë nga krerët e shtetit.
Ulja në karrocë e kryeministrit Kurti u diskutua edhe nga Fisnik Çerkini e Visar Arifi në TOK 14, me gazetaren Donika Gashi.
Fisnik Çerkini i Cool and Fresh këtë veprim fillimisht e arsyetoi si qëllim pozitiv. Por, kryetari legjendar i’u kundërpërgjigj se 99 për qind e njerëzve kanë qëllime të mira për çkado që bëjnë.
"Njerëzit ju kanë kap tash direkt Albinit ose Vjosës. Po ata nuk janë që merren me atë punë. Atyre po besoj që ju ka thënë dikush ulnu qaty".
"Unë shumë besoj që qëllimi i tyre ka qenë i mirë. A e di qysh ka qenë ajo? Po qe nëse vjen dikush i verbër, çka të bëjmë, a me i vendos syzat e zeza ose me nejt me sy mbyll", theksoi Çerkini.
Ndërsa Arifi tha se "shumë është duke u bërë i butë Fisi këtu, diqysh po e arsyeton duke thënë i kanë pasur qëllimet e mira. Unë jam i bindur që 99 për qind e njerëzve në Kosovë, çkado që bëjnë i kanë qëllimet e mira"
E më pas edhe Çerkini i Cool and Fresh-it ndërroi mendim, tha se Kurti do të duhej ta refuzonte uljen në karrocë nga kushdo që i është kërkuar.
"Po sido që ka qenë situata aty brenda, në momentin që i kanë thënë ulu në karrocë, unë po besoj që dikush që e udhëheq shtetin e Kosovës u dashtë të thotë jo, nuk po ulem. S nuk është në rregull. Sepse në momentin që është kryer takimi, çka ka ndodh prej anëtarëve të Qeverisë? Janë qu në këmbë apo, edhe kanë hec e ajo pjesa andej çka kanë bërë? Këtu është problemi kryesorë. Siç po thotë Visari 99.9 për qind e njerëzve i kanë qëllimete mira, por rezultatet i kanë sandaloze në fund", tha Çerkini.
Emisioni i plotë: