Aksion i PSD-së në manifestimin ku do të merrte pjesë Kurti: Pamje dramatike të arrestimit - NACIONALE

Aksion i PSD-së në manifestimin ku do të merrte pjesë Kurti: Pamje dramatike të arrestimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

PSD ka zhvilluar një aksion simbolik në Bibliotekën Kombëtare.

Ata po prisnin ministren Arbërie Nagavci për t’ia dhënë ‘librezën e notave’

Derisa prisnin për t’ia dhënë “librezën e notave” Nagavcit, disa prej tyre u arrestuan nga Policia.

Dardan Moqliaj, teksa kërkoi përjashtim e Nagavcit nga Qeveria, kritikoi ministren Nagvaci për “për udhëheqëse të dobët, dështime e rezultate të dobëta” në punën e saj.

“Deri më sot, Ministrja Arbërie Nagavci, ka arritur rezultate të mangëta në shumicën e lëndëve. Shembullore është treguar vetëm në shkelje të Kushtetutës.

Si udhëheqëse e Ministrisë, Arbërie Nagavci ka kontribuar palodhshëm në dështimin e përgjithshëm të sistemit arsimor, që nga çerdhet e reja, furnizimi me kohë me libra shkollorë, rezultatet në PISA e deri tek sjellja e saj me Sindikatën e Arsimit. Të gjithë dështimin e ka të mbështjellur shkëlqyeshëm me shkelje të Kushtetutës. Nuk janë disa dështime. Është një dështim i tërë e në kurriz të sistemit arsimor!

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Teutë Rrusta, Nol Nushi, Gëzon Kastrati, Zgjim Hyseni, Natyra Kuçi, Behar Retkoceri, Lisjan Perolli, Eliot Hashimi, Frashër Krasniqi”, ka shkruan Molliqaj.

Lajme të ngjashme