A po thyhet monopoli Rama-Berisha, Agron Shehaj e Arlind Qorri opsionet e reja për shqiptarët
Berat Buzhala
Kush është më i keq? Sali Berisha a Edi Rama?
Kush ka më shumë hajdutë rreth vetes? Sali Berisha a Edi Rama?
Kush e ka familjen më të përfshirë në krim? Sali Berisha a Edi Rama.
Kush ka më shumë kriminelë rreth vetes? Edi Rama a Sali Berisha.
Qysh po shihni jam në Shqipëri.
Nëse nuk je shumë partizan politik dhe nuk je shumë i investuar te këto dy personalitete të fuqishme të jetës politike shqiptare as Berisha nuk është aq i keq sa portretizojnë ata të Ramës e as Rama nuk është aq i keq sa thonë ndoshta ata të Berishës, secili në mënyrën e vet i ka meritat e veta historike.
Për shembull
Berisha ka merita të padiskutueshme në shembjen e diktaturës, edhe pse duket një ngjarje prej një bote tjetër ka merita në anëtarësimin e Shqipërisë NATO, liberalizimin e vizave, ndërsa Edi Rama ka merita në zhvillimin e vendit në turizmin edhe ka merita në një farë kurimi estetik të Shqipërisë.
Megjithatë, as i pari, as i dyti, përveç dramave dhe sherreve banale personale, nuk kanë çfarë t'i japin më as Shqipërisë e as shqiptarëve.
Jeta e një politikani harxhohet në dy forma: ose në mënyrë biologjike për shkak të moshës ose në mënyrë politike, nga qëndrimi i gjatë i pafund në skenën politike.
Jeta e Berishës është harxhu në të dy mënyrat: edhe biologjikisht, edhe politikisht.
Ndërsa ajo e Ramës të paktën është harxhu politikisht, megjithëse edhe biologjikisht nuk është farë djali i ri.
Pastaj duke qenë shqiptar që të dy ashtu siç e donë edhe tradita dhe kultura jonë, ata janë kujdes me u dukë të pazëvendësueshëm në partitë e tyre.
Figurat që kanë pasë pak integritet personal, pak mundësi profesionale, jon arratis që moti prej këtyre dy partive politike.
Kryesisht aty kanë mbetë karakteret qesharake politike, të cilët normalisht pa mëshirën dhe mbështetjen e shefit nuk do të zgjidhesin dot as këshilltarë bashkiakë, madje as nuk e meritojnë.
Më 11 maj janë zgjedhjet në Shqipëri. Pra, vetëm dy muaj larg, ndërsa gjendja e dy partive historike, dy partive të mëdha PS-së dhe PD-së është qysh thonë këtu në Shqipëri për t'u qarë me lot.
As nuk po vdesin, as nuk po ripërtërihen.
Inatet e shekullit të kaluar i kanë bartur në vitin 2025.
Parti të vjetra ka kudo në kontinentin tonë, mirëpo ato partitë e vjetra nuk janë thjesht feudat e liderëve, siç është rasti në Shqipëri, sido që të jetë.
Nuk po bëj këtë video për të tregu sa keq i ka punët Shqipëria, por për të tregu që megjithatë këto janë zgjedhjet e para politike në Shqipëri në të cilat votuesi shqiptar ka edhe mundësi tjera në fletëvotim, e jo veç PS-në dhe PD-në.
Në fakt, ndoshta është hera e parë që përveç PD-së dhe PS-së, në Kuvendin e Shqipërisë mund të futen edhe tri parti të tjera politike te cilat as nuk janë satelitë të dy partive të mëdha e as nuk i kanë fajet e mëkatet e këtyre partive për të kaluarën.
Në njërën anë e kemi partinë Mundësia që udhëhiqet nga Agron Shehaj për dy mandate, deputet i PD-së, biznesmen i pazakontë për rrethanat e Shqipërisë, i lindur në Vlorë, por me arsim të mesëm dhe të lartë në Itali.
Para disa vite Shehaj ishte i vetmi zyrtar i PD-së që e pati kurajën të konkurronte për kryetar të PD-së, kundër Lulzim Bashës, kur ky i fundit mbështetej fuqishëm nga Berisha dhe familja e Berishës.
Megjithate Shehaj arriti të marrë rreth njëzet për qind të votave.
Kjo ishte hera e parë dhe e vetme që partinë demokratike u përpoq të lindte një grimë demokraci pa sukses, sepse nëse Berisha është në PD, ai ka fuqi që brenda PD-së t'i lakojë edhe ligjet fizike e lëre më ligjet politike ose një palë zgjedhje të brendshme. Ato zgjedhje i fitoi Basha.
Pjesën tjetër po besoj e dini çka ndodhi me PD-në: Bashën, Berishën... Prapë Berishën!
Shehaj nuk është i përfolur për asnjë aferë korruptive në Shqipëri.
Ai punëson në industrinë e Telemarketingut rreth tetëqind persona në Shqipëri dhe shumë të tjerë në vende tjera të botës. Shehaj vazhdon të jetë i pëlqyeshëm për elektoratin e djathtë, megjithëse ai është poli i vetëm i PD-së, brenda ideologjisë së djathtë.
Shehaj është mbështetës i fuqishëm i SPAK-ut në Shqipëri, trupw kjo e drejtësisë që po luftohet edhe nga Berisha e tash së fundmi, edhe nga Rama, posaçërisht pas arrestimit të Erion Veliajt, kryebashkiaku të Tiranës.
SPAK-u është institucioni më i pëlqyer dhe më i besueshëm në Shqipëri, jo vetëm institucioni i drejtësisë, prej gjitha institucioneve.
Në polin tjetër politik, me Shehajn, prej trive është Arlind Qorri, profesor universitar, sipas asaj që e kam dëgju në videot e tij.
Qorri për nga bindjet dhe pikëpamjet ideologjike është më afër me Partinë e Punës, sesa fjala vjen, me Partitë Socialdemokrate. Qorri është më afër socializmit demokratik sesa socialdemokracisë.
Pikëpamjet ideologjike të Qorrit për momentin nuk janë shumë popullore në kontinentin tone Evropa dhe SHBA po bëjnë çdo ditë më shumë më të djathta.
Kampi i tretë i ri politik quhet Shqipëria bëhet i udhëhequr nga Adriatik Lapaj, i cili më herët ka qenë pjesë e Aleancës Kuqezi.
Lapaj duket se ka punuar më shumë në diasporë sesa në Shqipëri, mes tri subjekteve të reja politike, Lapaj është më popullisti.
Nuk duket që ka noj koncept ose noj bosht ideologjik.
Ligjërimet e tij më shumë ngjasojnë me ligjërimet e klerikëve fetarë për nga mënyra se si i parashtron ai, pra ka më shumë ankesa sesa zgjidhje, ai ankohet për çdo gjë, po një vizion të veçantë nuk duket që e ka.
Unë personalisht ideologjikisht dhe ekonomikisht e konsideroj veten te djathtë. Ndërsa kulturalisht e konsideroj të vetën më shumë kah qendra. Vota ime në këtë zgjedhje në Shqipëri, meqë e kam edhe shtetësinë shqiptare ka mundësi që do t'i shkojë Agronit dhe partisë Mundësia edhe atë për disa arsye.
E para, siç mund ta shihni dhe prej kwtyre ilustrimeve, unë kam qenë mbështetësi i Agronit dhe ideve tij edhe kur ai është kanë veç deputet i PD-së, pra prej vitit 2019, kur ende nuk e kam njohë personalisht Agronin.
Agroni ende pa hy në politikë, kur ishte thjesht një biznesmen i suksesshëm, është angazhu dhe ka investu personalisht për zbardhjen e krimeve të komunizmit e që ky gjest i tij, mu më ka pas ba shumë për veti. Kjo për mu kalon vazhdimisht përshtypje positive.
Periudhën e diktatorit Enver Hoxha unë e konsideroj si periudhën më të errët në historinë e Shqipërisë. Prandaj, çdo investim për me hedhë dritë mbi ato krime, për mua ka qenë akt heroik, gjë që ka dështu skena politike shqiptare.
Më pas edhe si politikan, Agroni u ka qëndru afër pikëpamjeve tij antikomuniste, antimajtiste, duke promovu tregun e lire edhe të hapen si zgjidhjen e vetme për zhvillimin ekonomik të një vendi tranzicion, qysh është Shqipëria.
Partia Demokratike e Sali Berishës vazhdimisht ka belbëzu sa herë që Agroni ka dalë në foltore në Kuvend edhe e ka goditë me fakte kupolën ekonomike të Shqipërisë, e cila e ushqen edhe Ramën, edhe Berishën.
Në ndonjë media, por megjithatë Agroni ka qenë i vetmi politikan shqiptar që është marrë me monopolet ekonomike në Shqipëri.
Kjo për mua është shumë kuptimplote, posaçërisht kur bëhet nga një politikan i djathtë, i cili e don kapitalizmin po jo edhe karikaturën e kapitalizmit që shumë shpesh është shfaq në Shqipëri, po edhe në Ballkan asgjë nuk i ka dëmtu më shumë vendit në tranzicion çfarë është Shqipëria, asgjë nuk e ka mbyt më shumë shpresën e qytetarëve të këtyre vendeve sesa ky model i demokracisë dhe kapitalizmit çfarë është në rajonin tonë e prej kësaj logjike nuk ka ba përjashtim as Partia Demokratike.
Prandaj, unë besoj se e vetmja parti e djathtë që konkurron në këto zgjedhje, është partia Mundësia.
Unë kam kanë prezent prej tash e deri më 11 maj në Tiranë, Shqipëri, kudo në Shqipëri me përcjellë nga afër këto zgjedhje që duken gjithashtu mjaft interesante, që ka mundësi që bjen monopoli i dy partive të mëdha dhe ka me pasë nevojë për kompromise edhe koalicione.