A mund të mbijetojë një aktor në Kosovë, pa luajtur në serialet vendore?
Aktorja Rina Krasniqi në TOK në Nacionale foli për rrugëtimin e saj artistik. Jetën në mes Brukselit e Prishtinës, çmimet, lidhjet me nënën e saj e punën e saj të pandalshme.
A mund të mbijetojë një aktor në Kosovë, pa luajtur në serialet komerciale?
“Është shumë vështirë, unë i kuptoj që punojnë në seriale e filma komercial se edhe ata duhet me mbijetu. Edhe është e vështirë kur profesionin tënd e bënë për me mbijetu e jo me jetu”.
Ajo thekson se në Kosovë nuk mund të jetosh me profesion të aktorit, ndërsa në Evropë “me dy projekte në vit, nuk ke nevojë me punu dy vite”.
“Jo, është shumë e vështirë. Gjithmonë duhesh me i pasë edhe 2-3 punë të tjera. Edhe aktor i teatrit edhe aktor i filmit, me ndonjë serial ose punë të ndonjë lëmie tjetër..Buxhetet janë shumë të ulëta prandaj është ky problem”.