A lejohet me ligj në Kosovë që gratë të bëhen nëna pa burrë?
Gjinekologia Trina Nushi, e ftuar në emisionin TOK në Nacionale foli për procedurat e IVF-së. Ajo thotë se duhet të ekzistojë një bankë qëndrore për t’i ruajtur qelizat.
“Kosova është shumë e vogël me pasë bankën e vetë, zakonisht shftyrtëzohen bankat ndërkombëtare. Çifti, një grua e pamartuar, duhet ti nënshtrohet bankës, banka siguron qelizat mandej qifti i sigurohet instituiconit edhe zgjidhet problemi”.
Në Kosovë a mund të bësh një fëmijë pa burrë?
“Udhëzuesi, e drejta ta lejon po për shkak të mungesës së bankës së qelizave nuk mund të realizosh një procedurë të tillë në Kosovë, duhesh jashtë shtetit”.
Nushi thotë se shtetet fqinje ptocedurat e IVF-së e kanë të rregulluar me ligj, e që operojnë me bankat ndërkombëtare.
Nushi tregon se në botë bëhet donacioni i spermës, por që marrin edhe kosto. Në disa vende të tjera, ky donacion i spermës bëhet edhe si akt humanitar. Ndërsa në Kosovë, nuk ka donatorë të tillë.
“Tek ne nuk e kemi çmimin. Për shkak se konsiderohet si trafikim, shit-blerje”.
A mund të gjindet babai i fëmijës?
“Fëmija ka të drejtë pas moshës 18 vjeçare me kërku”.
Intervista e plotë:
