A ka ra kushtrimi veç në Facebook apo në krejt Kosovën? - NACIONALE

A ka ra kushtrimi veç në Facebook apo në krejt Kosovën?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Video-komenti: Dafina Demaku & Arbër Ramadani

Arbri thotë:

“Kur ka ra Kushtrimi në Facebook.

Parafushata e LDK-së deri tash përmban dy karakteristika themelore. E para: fushata tradicionale me të cilën ka operu Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa po edhe eksponent të tjerë të LDK-së, qoftë edhe në zgjedhje lokale.

Video: (Kur ka ra kushtrimi në Lipjan)

Pra, ajo që pritet e gati e pashmangshme ri-sjellja e figurës së Ibrahim Rugovës. Deri dikun e kuptueshme edhe e tolerueshme. Është figura kryesore, më së shumëti ju takon atyre. Vec edhe këtu duhet me pasë kujdes, mos me kalu në nivele që të të bojnë me u ndi në siklet. Ose siç njihet gjerësisht mos me kalu në zonën “kirngj”.

Elementi i dytë ose karakteristika e dytë e kësaj parafushate të LDK-së, për mendimin tem është huqje totale. LDK-ja, është duke e përdorë strategjinë e përdorimit të –botëve- pra akontëve fake, fallc që nuk ekzistojnë, për t’i mbështet postimet, shkrimet, videot, lajmet dhe kudo që përmendet LDK ose kryetari Abdixhiku. Pra stitsja e një “kushtrimi fallc”.

Përveç ta themi –moralisht- e pandershme, sepse ëstë mashtrim. Mendoj që edhe strategjikisht osht e gabume. Kur Vetëvendosje e ka përdorë këtë strategji, poashtu ta themi strategji jokorrekte, megjithatë ka pasë logjikë. Sepse atë botë, Vetëvendosje ishte në garë të ngusht me LDK-në për vendin e parë. I shfrytëzuan edhe akontet fejk për me kriju përshtypjen se në fakt ata janë lider. Në këtë rast LDK nuk e gëzon këtë pozicion. Përkundrazi po na bon me u ndi keq edhe neve si gazetar kur po postojmë lajme të LDK-së, e po i shohim shumë “llajka” por që në fakt nuk janë të vërtetë. Bile edhe gazetari jonë, gazetari modest Berat Buzhala, e krijoi një sondazh në facebookun e tij; LDK vs PDK, të cilin u detyru me fshi, shkaku i mbivotimin prej LDK-së me akonta fallco.

Mendoj që LDK-ja duhet me ndal këtë strategji urgjentisht. Nuk është as stretegji e tyne, është e kopjume edhe po përdorët në kohë të gabume”.

Dafina thotë:

Gabimi që LDK e ka si opozitë në këto vite të qeverisjes së Albin Kurtit, është që ky i fundit e ka prekë në temel – temelin në të cilin LDK-ja thirret, e ky është shtet-ndërtimi i Kosovës krah për krah me aleatët, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot e asaj dite të 14 shkurtit, nuk ka një kritikë të strukturume nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, se cilat janë pasojat reale të goditjes së këtij themeli.

Se nuk mjafton veç fakti me kallxu që s’janë maru 160 çerdhe – e kjo vlen për krejt opozitën jo vec për LDK-në, se edhe po të ishin maru këto 160 çerdhe, me gjasë, ato nuk do ti përmirësonin raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke qenë e kundërta e Vetëvendosjes në metodë dhe ideologji, LDK nuk ka arrit me e rrokë këtë pikë të rëndësishme e krejt reagimet – ta zëmë për prekjen e këtij themeli – kanë qenë gati sporadike e herë herë me ndonjë paraqitje televizive.

Tash, e di që LDK mundet me thanë se e ka në program, e ka qysh në ditën kur osht themelu këtë premisë, pra miqësinë e së voni aleancën me SHBA-në, por sa për këtë punë, edhe Vetëvendosja e ka të njëjtën në program.

Në vend të kësaj, LDK e ka bo gabimin që e përmendi Arbri, aktivizimin e atyne që bota teknologjike i njeh si bota, që nënkupton - makineri reagimi e organizuar për të promovuar një frymë të caktume, e edhe kur u bo kjo nuk u bo për me i tregu pasojat e lart-përmenduna, por u bo për me i goditë kritikët ose në variantin ma të butë, me i keqkuptu ata e mandej me i goditë.

Jashtë botave dhe opozitësbërjes së vokët, ka figura në LDK të cilave besoj që s’duhet me iu hy në hak, sidomos deputetë.

Mes tyne është deputetja Hykmete Bajrami e cila në vazhdimësi e ka dekonsotruktu propagandën e pushtetit në aspektin ekonomik, por nuk është e vetmja dhe për me përmbyllë për një punë me cka shquhet kjo parti përvec tjerave, dërgimit të disa ligjeve në gjykatë kushtetuese, është edhe cështja e tenderëve njëburimorë, e cila kap vlerën e mbi 270 milionë eurove dhe e cila – por edhe këtu, ekziston dilema se kjo shumë kaq e madhe që llogaritet korrupsion, a ka lanë shenjë sado të vogël në publik?

Unë besoj se ka kohë edhe pak muaj, me iu përgjigj kësaj pyetje edhe LDK-ja edhe na.

Lajme të ngjashme