A ka humori limit? - NACIONALE

A ka humori limit?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në emisionon TOK 14 në Nacionale, kësaj radhe të ftuar ishin Finsik Çerkini e Visar Arifaj. Në këtë episod, folën për humorin e qëllimin e tij.

Fisnik Çerkini, themelues dhe drejtues i emisionit Cool and Fresh njihet për "batuta" me të ftuarit në emisionin e tij, ani pse me raste në shikim të parë duken të rënda.

Ai theksoi se me humor nuk duhet të nënçmosh ose të godasësh grupe të marxhinalizuara, por duhet ta godasësh autoritetin në mënyrë që ata të reflektojnë.

"Mundesh të bësh hajgare me gjithçka. Mirëpo, çka mendoj unë që nuk bënë, është që humori, duhet me godit lartë e jo poshtë. Me sfidu autoritetin, jo si një grupi ose një komuniteti që gjatë kohës që është i marxhinalizuar ose nuk i ka të drejtat e plota. Nëse bënë hajgare, veç për me nënçmu, mendoj që qajo është gabim".

"Caku i humorit është me qit problemin në pah, e për me qit problemin në pah ti duhet të bësh hajgare me problemin. Po, tani vjen ky keqkuptimi".

Visar Arifaj, themeluesi i Partisë së Fortë, i njohur si kryetari legjendar, mbahet në mend për deklaratat e tij në kohën kur merrej me politikë. Përmes humorit të tij ai ka prekur shumë tema që kanë qenë aktive në atë kohë.

"Po besoj e patëm kursy pak Vetëvendosjen në atë kohë se ka qenë në opozitë. E qysh tha edhe Fisi, target është pushteti, autoriteti kështu që jemi fokusuar në atë kohë në politikanët e në partitë të cilat kanë qenë në pushtet. Kështu që ata kanë shpëtuar pak pa therrë në këmbë".

Lajme të ngjashme