A do ‘dhezte’ sërish Partia e Fortë? - NACIONALE

A do ‘dhezte’ sërish Partia e Fortë?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Visar Arifaj kryetari legjendar i Partisë së Fortë, në emisionin TOK 14 në Nacionale foli edhe për humorin e tij sa merrej me politikë në vitin 2013-14. Deklaratat e tij e veçonin nga partitë e tjera.

Ai thekson se humori i tij nuk ka pasur qëllim që tek njerëzit të krijonte të qeshura, por të shpërfaqte edhe absurditetin e subjekteve të tjera politike.

"Partia e Fortë, megjithatë jemi dokë ndoshta shumë spontan po temat, premtimet krejt i patëm bë gati për nja një muaj. E kemi çdo ditë për cilat tema kemi me diskutu e çka kemi me thënë. Kemi qenë bajagi të organizuar".

"Nuk e konsideroj që unë bëj humor, çka e ka dalluar prej cilës do parti tjetër politike. Edhe sot ke gjithë kohës deklarata si "vaji në tepsi".

Cili ka qenë qëllimi?

"Nuk ka qenë ideja me i shti njerëzit me qesh. Është vetëm me shpërfaq sa absurde janë krejt partitë politike. Sa absurde i kanë premtimet, çasjen publike", tha Arifaj.

"Në Kosovë më duket se jemi shumë mirë sa i përket me liri të shprehjes. Po mendoj në kohën kur kemi qenë ne Parti të Fortë, plotë njerëz kanë menduar që pushteti i atëhershëm është shumë i fortë. Edhe kanë qenë disa paranoja për SHIK-un e që nëse ti i kritikon ata, kanë me tardh te shpija e ti zhdukesh. Nuk kam pas kurrë probleme prej askujt".

Arifaj thotë se nuk ka pasur asnjëherë kërcënime seioze, përpos të tilla në rrjetin social në facebook.

"Çka është interesant me disa njerëz që të kërcënojnë në facebook, me bë me të ra tani me u taku live me ta është "o ku je, të repsketoj".

Pse Fisnik Çerkini beson se "humori" i Partisë së Fortë do të "dhezte" sërish sot?

"Për shkak se ka qenë mënyrë shumë e mirë për t'i sfiduar gjërat. Qato deklarata që i kanë dhënë atëherë në 2013-2014, kam qenë fëmijë po fotografinë e parë që e kam me një politikan është me Visarin, jam duke e mbajt në krah. Me thanë atëherë nëse ka dalë dikush premtime nër 1 milio nuk ka pas asgjë. Po kërkujt nuk ju ka dok absurde. Tash kur ka dalë Visari edhe ka bë hala diçka më absurde se qajo, njerëzit janë ndal edhe kanë mendu kadal se qetu pak budallski jemi duke fol".

Ndiqni intervistën e plotë:

Lajme të ngjashme