94 vjeçari e tregon se si festohej dikur: Nana e fshehte pak grunë, Natën e Bajramit e qojshim me blu
Hamëz Memaj 94 vjeçar, nga fshati Korishë i Prizrenit me shumë nostalgji për Nacionalen rrëfeu kohën kur ka qenë i ri.
Ndonëse i shtyer në moshë, kujtesa e tij ishte shumë e kthjellët. Ai mban në mend pothuajse çdo detaj, ani pse kanë kaluar vite e vite.
Sot muslimanët festojnë Festën e Fitër Bajramit. E baci Hamëz, kujtonte këtë festë kur ai ka qenë i ri në moshë.
“Një sahat katundi e ka pasë, skej më skej me shku... Krejt u bëjshin parti, parti duke e festu Bajramin, shoqëria besa edhe ditën e dytë, ditën e tretë më pak”.
Ai thekson se në të kaluarën kjo festë ka pasur më shumë lezet.
“Për ditë Bajrami, nana e mshefke pak grunë. E natën e Bajramit e qojshim me blu..”
“Muhabet ka pasur shoqëria, çfarë loje u bëjke pasdarke. Deri në ora 00:00, kapuqash lujshin... folshin, e shajshin shoqi shoqin. Muhabet i fortë...”
Me lot në sy, ai ua uroj të gjithëve festën, duke i bërë thirrje diasporës që të mos e harrojnë atdheun.
“Shtëpinë, mos e harroni shtëpinë e juaj”.
VIDEO: