12 vjeç kontratën e parë: Tri momente nga jeta e Kidës që nuk duhet t’i humbisni
‘Okej dalim, ama premtimet s’i ke majtë’.- Ky është vargu i një prej këngëve të Kidës, që na kujtohet shpesh në taksi, në autobus, në veturë – ose mundësisht, kërkojmë që ta dëgjojmë. Një vajzë e re, për të cilën të gjithë pyetëm se kush është, kur e dëgjuam herën e parë.
Në intervistën e radhës me Berat Buzhalën, e ftuar ishte këngëtarja Orhidea Latifi – e njohur në skenën e muzikës si ‘Kida’.
Ekziston një trajektore interesante në zhvillimin e karrierës së Kidës: 14 vjeç kontratën e parë e deri të G-Class ‘më normale’ që e ka tani.
Më poshtë, një përmbledhje e pjesëve më interesante të këngëtares,
- Kontrata e parë si 12 vjeçare
“Jom kanë tuj e përjetu pak randë, po qaq ia nisi me m’pëlqy muzika, nuk ma ka ni. E kom skip krejt rininë tem, e kom bo x, kushdo që më thirrke i thojsha kënaquni.
Edhe kur kam dalë në club najkun, qaq jom tutë, e kisha njëfarë, gjithë jam dalë me familjen tem.
Kur e kam nisë në fillimet e mia, thojsha a me ia nis a jo. Kur e kam nënshkru kontratën tem personale jam kanë 12 vjet. Sot kur t’i shoh çikat 12 vjet, thom, a qekaq jam kanë a.
Unë 12 vjet kom knu.
Kam nënshkru një kontratë për muzikë, menaxhment të muzikës. Fillimi jem u kanë pak vështirë se kam knu, po s’o që kam knu shumë.
Më kanë ni shoqnia jem e afërt, po mami e babi jem nuk më kanë ni shumë”, thotë ajo në intervistën me Buzhalën.
- Me 15 vjet, kom çu pare n’shpi
“Me 15 vjet kam çu pare n’shpi tem. Kjo të bën të fortë.
Jam vec një fëmijë. Nuk jam kanë e halit’ qysh kom mujtë me kanë e halit’.
Prindërit e mi, janë kanë shumë cool me mu, më kanë rritë qysh duhet. Kur e pruna kontratën e parë, më ka këqyrë shumë babi edhe më tha: a je e sigurt për qito a? Se aty ka pasë një pikë: pika të ndryshme. Pra, e kom skipë komplet rininë tem.
Jom kanë tuj e përjetu pak randë, po qaq ia nisi me m’pëlqy muzika, nuk ma ka ni. E kom skip krejt rininë tem, e kom bo x, kushdo që më thirrke i thojsha kënaquni”, thotë Kida në intervistën me Berat Buzhalën në Nacionale.
3.
Qysh lufton? – e pyet Berati Kidën, në kontekstin e asaj se si trajtohet si një vajzë e re në industrinë e muzikës.
“Me muzikë. Në momentin që unë e di që mundem me qenë në pozitën ku muj me kon, jo me ia nxanë vendin dikujt tjetër.
Jam vec një fëmijë. Nuk jam kanë e halit’ qysh kom mujtë me kanë e halit’.
Prindërit e mi, janë kanë shumë cool me mu, më kanë rritë qysh duhet. Kur e pruna kontratën e parë, më ka këqyrë shumë babi edhe më tha: a je e sigurt për qito a? Se aty ka pasë një pikë: pika të ndryshme. Pra, e kom skipë komplet rininë tem”, përsërit ajo dhe në një moment thotë:
“G-Class’en e kam prej modelit ma normal”, thotë ajo.