- NACIONALE

Kica-Xhelili thotë se Haxhiu është duke e shkelur me të dyja këmbët rekomandimet e Këshillit të Evropës

NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është duke e shkelur me të dyja këmbët rekomandimet e Këshillit të Evropës.

Kica-Xhelili ka thënë se këtë është duke e bërë lidhur me gjuhën që guxon ekzekutivi ta përdorë karshi vendimeve gjyqësore.

Është interesante që ministrja po i referohet një institucioni të Këshillit të Evropës, duke iu referuar si një institucion i lartë, në këtë rast Komisionit të Venecias, sepse befasia e saj vjen si rezultat që përderisa Komisioni i Venecias ka bërë të gjetura dhe qëndrim tjetër, tani Gjykata Kushtetuese ka tjetër. Por çka s’duhet të harrojmë është se ministrja e njëjtë po i shkel me të dyja këmbët rekomandimet e Këshillit të Evropës lidhur me gjuhën që guxon ekzekutivi ta përdorë karshi vendimeve gjyqësore me këto që po thotë.” – ka thënë ajo në Klan Kosova.

Kica-Xhelili ndër të tjera ka thënë se rekomandimet e Këshillit të Evropës lidhur me pavarësinë e gjyqësorit thuhet se mundësia e vetme e komentimit është që ekzekutivi të thotë se synon ta ankimojë përmbajtjen e jo ta komentojë atë.

Kur del ministrja dhe flet për rekomandimet e komisionit të Venecias, nuk duhet të harrojë që ka një pjesë të informacionit që ose nuk ka rastisur të diskutohet, ose i janë përmbajtur informacionit qëllimshëm dhe natyrshëm që Komisioni i Venecias nuk mund të aludojë se çka ka shtesë.” - ka thënë ajo.

"Rrena të hijshme": Eman Rrahmani e citon Izetbegoviqin bash në kohën e intervistës së Kurtit

NACIONALE

Deputeti i Vetëvendojes, Eman Rrhamani, gjatë intervistës së kryeministrit Albin Kurti për një media kosovare, ka cituar ish-presidentin e Bonjës dhe Hercegovinës, Alija Izetbegoviçin.

Me anë të një citati të politikanit boshnjak, Rrahmani ka thënë se beson se popullit në vend të rrenave të hijshme duhet t’u tregohet e vërteta.

Nuk dihet me saktësi nese deputeti rebel i Vetëvendojes këtë postim e ka lidhur me intervistën e kryeministrit Kurti.

Unë besoj se popullit, në vend të rrenave të hijshme, duhet t’ia tregojmë të vërtetën, pavarësisht sa e shëmtuar të jetë ajo. E çfarë mund të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë me ne; por, me ndihmën e Zotit, ne do të kemi sukses.

Alija Izetbegoviç”- citon Eman Rrahmani

Albin Kurti i bën të fala veç Rexhep Selimit: Besoj në pafasijnë e tyre, lufta e UÇK-së ishte e drejtë

NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur edhe për procesin e gjykimit në Hagë, tash kur pritet të fillojë edhe gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Ai tha se beson në pafajsinë e tyre.

“Mirëpo ne kemi qenë në shërbim të të pandehurve, në pafajsinë e të cilëve unë besoj. Lufta çlirimtare e UÇK-së e drejtë, luftë e pastër, luftë e cila ka qenë nacionalçlirimtare dhe anti-kolonialiste” – deklaroi ai.

Megjithatë Kurti nuk u bëri të gjithëve të fala, por zgjodhi që një të fala nga emisioni t’ia bëjë vetëm Rexhep Selimit, ish-deputeti i VV-së.

“Qeveria jonë ka vazhduar me ndarjen e buxhetit, gjithsej 16 milionë euro për këta të pandehur. E nuk e di nëse Rexha e sheh debatin e juaj atje, por i bëj shumë të fala.” – deklaroi tutje Kurti.

Ai tha se vizita e tij në Hagë te ish-krerët e UÇK-së nuk do të ndihmonte.

“Unë kam konsideruar se vizita ime atje nuk ndihmon. Më shumë ndikon takimi me avokatët sepse jam i interesuar që ata të ndajnë me mua se cka krejt planifikojnë ta bëjnë si mbrojtje, e pastaj të koordinohemi se kurrsesi të mos dëmtohet lufta e UÇK-së”, tha ai në Dukagjini.

“Puna e mbarë më kanë thanë shumë qytetarë”, Kurti i përgjigjet Abdixhikut pasi e krahasoi me Vali Carleone

NACIONALE

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka dhënë një intervistë në RTV Dukagjini, kur ka folur për shumë çështje, përfshirë qeverisjen dy vjeçare të kryeministrit Albin Kurti.

Në një moment, z. Abdixhiku e ka krahasuar Kurtin me Vali Carleonen, një personazh i çuditshëm i shou bizzit.

“Dy njerëz në Kosovë, që nuk i ka thënë askush puna e mbarë, Vali Corleone dhe Albin Kurti, kurrë në jetën e vet punë s’kanë bërë, kurrë në jetë të vetë nuk i kanë thënë puna e mbarë. Ky nuk din ta menaxhojë një projekt të vetëm.” - tha Abdixhiku.

Rreth kësaj Kurti ka përmendur të hyrat tatimore dhe deficitin buxhetor të vitit 2023 duke i krahasuar me vitit 2020.

Ai tutje ka thënë se nëse menaxhimi është ‘sikurse ka qenë në Qeverinë Hoti’, atëherë më mirë ‘unë të mos jam menaxher’.

Kryeministri Kurti në fund ka shtuar se ‘puna e mbarë’ i kanë thënë shumë qytetarë,

Qa të them unë tash, unë po e menaxhojë qeverinë e Kosovës në ditët më të mira që janë bërë si rezultat i kësaj qeverisje. Në verën e vitit 2020, 1.5 miliardë të hyra tatimore, pas 2 viteve qeverisje time janë bërë 2.5 miliardë. Tash unë po flas me shifra, ndërkaq kush do të krijoj atmosferë negative le ta bëjë, unë po flas me fakte me të dhëna. Deficiti buxhetor ka qenë në vitin 2020 para se ne të vijmë në qeverisje, mbi 500 milionë euro, ndërsa në vitin e kaluar është më pak se 50 milionë euro. 11 herë e kemi zvogëluar deficitin buxhetor. E kaq keqmenaxhimi mund ta sjellë këtë. Nëse menaxhimi është sikurse ka qenë qeveria Hoti, ose qeveritë e ma hershme në përgjithësi, atëherë unë më mirë është të mos jem menaxher. Po unë besoj se si menaxher kryesor jam duke bërë punë shumë të mira. Puna mbarë më kanë thanë shumë qytetarë gjithë jetën.” – ka thënë Kurti.

Kurti e mbron Martin Berishajn: Është fushatë e egër, brenda është edhe Serbia - s'duhet të zmbrapsemi

NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, në intervistën në Debat Plus, ka folur edhe në lidhje me Martin Berishajn, i cili dyshohet të jetë përfshirë në një skandal të madh financiar në Slloveni.

I pyetur për këtë rast, Kurti ka thënë se është një fushatë e egër kundër Martin Berishajn, të cilën e quajti si “profesor”.

“Ai ka dhënë shpjegimin e vet dhe po e pret procesin të kryhet. Në këtë fushatë të egër, e cila është zhvilluar kundër Martin Berishajt në Kosovë e Serbi, e në anën tjetër në Slloveni, gjithashtu kundër kryeministrit aktual, i cili e ka quajtur shpifje shpikje ketë, madje në Sllovenisht në emision ka thënë “izmis lotina”, kështu e ka përdorur kryeministri aktual slloven” – deklaroi Kurti.

“Shikoni, kjo është një fushatë e madhe që po zhvillohet e ku është edhe Serbia brenda. Nuk bën të zbrapsemi tash. Edhe profesor Martin Berishaj e ka dhënë shpjegimin e vet publikisht” – deklaroi ai.

Dy vjet qeverisje, Kurti: U krijuan 40 mijë vende pune, të tjerët premtonin 200 mijë e s'i bënin as 2 mijë

NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke e vazhduar intervistën e tij në Debat Plus në Dukagjin, që për autor ka moderatorin Ermal Panduri. Kurti, pasi foli gjerë e gjatë në lidhje me të kaluarën e tij e marrëveshjen e Ohrit, foli edhe në lidhje me qeverisjen e tij 2-vjeçare.

Ai tha se për këto dy vite janë hapur 40 mijë vende të reja të punës.

“Unë nuk kam ardhur në qeverisje duke ju thënë do t’ua rrisim rrogën, kështu kanë ardhur ata paraprakët. Unë kam thënë punë dhe drejtësi. Sa i përket punës, janë gjatë këtyre dy viteve rreth 40 mijë vendeve të punës shtesë në tregun e punës. Tjerët kanë premtu 200 mijë, s’i kanë bë as 2 mijë, janë 40 mijë në këto dy vite, që është vit me pandemi, Covid-19, që është vit me krizën energjetike dhe të tjera të shkaktuar iflacionare të shkaktuar pas agresionit të Rusisë në Ukrainë” – deklaroi Kurti, transmeton Nacionale.

Kurti: Në opozitë kemi thënë “jo Zajednicës”, edhe sot i themi “jo Zajednicës”

NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij që kishte në opozitë sa i përket Zajednicës.

Në një intervistë për Debat Plus të Dukagjinit, Kurti ka thënë se nuk do të ketë Zajednicë me marrëveshjen evropiane dhe se vazhdon të i qëndrojë parimit të tij opozitar.

Ajo që është më e vlefshme, nuk e cenon mundësinë të ecim përpara. Mos kërkoni prej meje të flasim për mua në vitin 2013. Parimi jonë atëherë ka qenë “jo Zajendicës”, edhe sot jemi “jo Zajednicës’”, tha ai.

Tutje, kryeministri Kurti, ka thënë se deklaratat e tij që i kishte bërë në të kaluarën nuk mund të përdorën tani.

Konsiderohen me nga një sekond larg njëra tjetrës. Nuk mund të coj veten tash në veten 2011 e ta lexoj këtë dokument sepse janë 13 vjet ndërmjet. Unë nuk mund të kthej kohën. A do të dëshiroja të jem kryeministër prej vitit 2011, besoj që do të ishte më mirë edhe për Kosovën, por tash jam kryeministër më 2023”, tha Kurti.

Vullneti i popullit na ka sjellë këtu. Na kanë votuar për të qeverisur mirë”, shtoi ai.

Mirena: Kurtit i duhet një krah u luftës që ta zbatojë Zajdenicën dhe Haradinaj është karta e artë për këto situata

NACIONALE

Analisti Ilir Mirena ka komentuar raportimet se Gjykata Kushtetuese mund të favorizoi ish-deputetin Veton Berisha, dhe mund ta rrëzoj presidenten Vjosa Osmani.

Sipas Mirenës pas kësaj, kreu të AAK-së Ramush Haradinaj iu kanë kthy shpresat se mund të bëhet President i Kosovës, dhe sipas tij atëherë Kurtit i del në krah i luftës që ta zbatojë Zajednicën.

Mirena tutje ka thënë se Ramushi është karta e artë në këto situata delikate.

Postimi i plotë i tij:

Pak konspiracion:

Ramush Haradinajt iu kane kthy shpresat se mund t’bahet President i Kosoves.

Burime te mireinformuara tregojne qe Gjykata Kushtetuese vendos ne favor te ish deputetit Veton Berisha, e kjo mund ta rrezoje Vjosa Osmanin. Pastaj, Ramushi provon te behet president. Nese ia del, AAK futet ne Qeverine Kurti. E shmoklanit Kurti i duhet nje krah i luftes qe ta zbatojne Zajednicen. Ramushi eshte karta e arte per k’so situata delikate.

Si dikur me Demarkacionin.

Harrohen krejt t’shamet ma t’ulta ndaj njani tjetrit dhe bashkejetojne te lumtur deri ne krizen e radhes.

Ka plot shenja qe qojne ne kete drejtim, afrimi i Kurtit me Ramushin dhe kili mili tjera te politikes kosovare…

Veç me Prindonin s’dihet çka bahet!…

Kurti tregon se kush mund ta bëjë statutin për Vetëmenaxhimin, përmend Goran Rakiqin

NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti ka folur në lidhje me pikën e Vetëmenaxhimit të përfshirë në Marrëveshjen e Ohrit.

I pyetur në “Debat Plus” se kush do ta shkruajë statutin për Vetëmenaxhim, Kurti ka treguar përbërjen e ekipit të mundshëm.

“Duhet të dihet mirë statusi i ekipit menaxhues, para se të draftojnë statute për vetëmenaxhim. Ekipi përbëhet nga gjashtë veta, janë emëruar në shtatorin e vitit 2020 dhe vendimin e ka marrë ish zv-kryeministri Goran Rakiq nga Lista Serbe, e cila dha dorëheqja nga qeveria ime,"- ka thënë Kurti, duke shtuar se në këtë ekip janë,“dy serbë nga veriu, dy serbë nga jugu, shefi i OSBE-së dhe ministri i administrimit të pushtetit lokal.”

Më tej Kurti ka treguar se ky ekip do të duhej ta bëjë statutin për Asociacionin.

“Në bazë të marrëveshjes së 2015 ky ekip menaxhues do duhet ta draftojë statutin e Asociacioni. Nuk e di saktësisht kush është në përbërje, por është evidente që duhet të dihet statusi i ekipit,”- ka thënë ai.

Kurti për Marrëveshjen e Ohrit: Është njohje de fakto, Asociacioni nuk është në preambulë

NACIONALE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar pikat e Marrëveshjes së Ohrit, ku si pikë urgjente e ka cilësuar çështjen e personave të pagjetur.

I ftuar në ‘Debat Plus’, Kurti ka folur për takimin e radhës që do të mbahet në prill.

“Në takim e radhës që do ta kemi në prill, do ta diskutojmë komplet marrëveshjen, nuk do të ketë zbrapse në praparvi të neneve dhe theksim vetëm të njërit nen. Nëse përmendet çështja e urgjences, së pari permendet që palët pajtohen për personat e pagjetur si një çështje urgjente,”- ka thënë Kurti.

I pyetur për Asociacionin ai ka thënë se, nuk është në preambulë të marrëveshjes, ndërsa ka shtuar se ka njohje de fakto.

“Është njohje de fakto, kjo është arsyeja pse nuk po e nënshkruan Serbia,”-ka thënë Kurti.