- NACIONALE

Të dielën mot i vranët me reshje shiu dhe rrufe në Kosovë

NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar nesër mot kryesisht të vranët, por edhe me intervale me diell.

Sipas parashikimit, vranësirat në disa zona pritet të sjellin reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 11 metra në sekondë.

Norvegji–Angli: Formacionet zyrtare

NACIONALE

Norvegjia dhe Anglia përballen sonte në çerekfinalen e Kupës së Botës, në një duel që përcakton skuadrën e radhës në gjysmëfinale.

Fituesja e këtij takimi do të ndeshet në fazën tjetër me fituesen e përballjes ndërmjet Argjentinës dhe Zvicrës.

Ndeshja Norvegji–Angli nis në orën 23:00, ndërsa të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Norvegjia: Nyland; Ryerson, Ajer, Lysaker Heggem, Wolfe; Berg, Berge, Ødegaard; Schjelderup, Haaland, Sørloth.

Anglia: Pickford; Konsa, Stones, Guéhi, O’Reilly; Anderson, Rice, Bellingham; Madueke, Kane, Gordon.

Tërmet me magnitudë 2.2 pranë Prizrenit

NACIONALE

Një tërmet me magnitudë 2.2 është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Kosovë, rreth 17 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, lëkundja ndodhi sonte në orën 20:22. Epiqendra u përcaktua në koordinatat 42.113 gradë gjerësi veriore dhe 20.585 gradë gjatësi lindore.

Tërmeti kishte thellësi prej 15 kilometrash. Epiqendra ndodhej gjithashtu rreth 71 kilometra në perëndim të Shkupit.

Ofrimi i dorëzanisë, Mujku: Thaçi synon të mos e presë në paraburgim epilogun e rastit të dytë

NACIONALE

Ish-presidenti Hashim Thaçi synon që, në rast se shpallet i pafajshëm në procesin kryesor ndaj tij, të mos vazhdojë të mbahet në paraburgim deri në përfundimin e rastit të dytë, që lidhet me akuzat për tentim-pengim të drejtësisë.

Sipas gazetares Rina Mujku, përmes ofrimit të 50 mijë eurove si garanci financiare, në kuadër të kërkesës për lirim të përkohshëm në procesin ku akuzohet për tentim të pengimit të administrimit të drejtësisë, Thaçi synon që, nëse shpallet i pafajshëm në ditën kur mbush 2.141 ditë në paraburgim, të mos detyrohet ta presë në paraburgim përfundimin e procesit të dytë.

Mujku ka shtuar se mbrojtja e Thaçit i ka rikujtuar gjyqtarit të rastit të dytë se arsyetimi lidhur me mundësinë e arratisjes ishte rrëzuar më herët nga kryegjyqtari i rastit kryesor, Charles Smith.

Klan Kosova: Ish-Presidenti Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht

NACIONALE

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ofruar 50 mijë euro si garanci financiare, në kuadër të kërkesës për lirim të përkohshëm në procesin ku akuzohet për tentim të pengimit të administrimit të drejtësisë.

Sipas Klan Kosovës, kërkesa është paraqitur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nga ekipi mbrojtës i Thaçit, i drejtuar nga avokatja Sofie Menegon. Mjetet për dorëzaninë janë siguruar nga familjarë dhe miq të ish-presidentit.

Mbrojtja ka paraqitur dokumente për gjendjen financiare të personave që kanë siguruar shumën, duke argumentuar se humbja e parave do të përbënte pasojë reale në rast të shkeljes së kushteve të mundshme të lirimit.

Në kërkesë thuhet nuk ekzistojnë më baza për vazhdimin e paraburgimit në këtë çështje. Mbrojtja ka theksuar gjithashtu se Thaçi është i vetmi nga të bashkakuzuarit në këtë rast që vazhdon të mbahet në paraburgim.

Arifi: Çështja e presidentit po trajtohet sikur të ishte fjala për kode bërthamore

NACIONALE

Analisti Dritëro Arifi ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohen diskutimet për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, duke i cilësuar ato si të panevojshëm të fshehta.

I ftuar në emisionin “Info Magazine”, Arifi komentoi takimet e zhvilluara të enjten mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderëve të PDK-së e LDK-së, Bedri Hamzës dhe Lumir Abdixhikut, duke vlerësuar se ato nuk prodhuan ndonjë rezultat konkret.

“Nuk tregoi asgjë hiç. Kjo është krejt problematika e lidershipit. Pra, ne po flasim për aktorët e njëjtë, standardet që janë vendosur janë të njëjta dhe rezultati do të jetë pak a shumë i njëjtë. Edhe nëse bëhet presidenti, nuk do të thotë asgjë, sepse ne po flasim për gjëra konkrete. Dje e kanë trajtuar çështjen e presidentit sikur të ishte fjala për kode apo sekrete bërthamore. Ju lutem, është qesharake, a po kuptoni? Domethënë, kjo është tallje me çdo gjë. Nuk është serioze, sepse emri i presidentit, pasi po vërehet që po flitet vetëm për atë çështje, emri i tij ose i saj do të duhej të ishte publik. Do të duhej të ishin tre-katër figura për të cilat mund të gjendet një konsensus. Nuk është fundi i botës”, tha Arifi.

Muharremi i reagon Kurtit: Nuk mjaftojnë fotot në ara, bujqit kanë nevojë për subvencione me kohë

NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se bujqit kanë nevojë për subvencione me kohë.

Pas vizitës së kryeministri në detyrë, Albin Kurti te disa fermerë e bujqë në Podujevë, Muharremi ka thënë se do të ishte më mirë që Qeveria t’i kryente punët dhe obligimet me kohë.

“Mirë që paska dalë pak KM në detyrë nëpër ara me i pa fermerët e bujqit... por kishte qenë shumë më mirë sikur ai dhe qeveria t'i kishin kryer punët dhe obligimet me kohë dhe t'i kishin ndarë ndihmat/subvencionet vjetore për bujqit.

Tash jemi në korrik, edhe disa javë sezona përfundon, e ende qeveria nuk i ka ndarë ndihmat e rregullta vjetore.

Ato ndihma nevojiten në fillim të sezonës, që fermerët dhe bujqit të kenë resurse me punu, me i pagu punëtorët dhe me i ble plehrat e naftën. Apo ndoshta ju ato mjete. në vend se ti ipni për investime në bujqësi, i keni nda nga 100 euro para zgjedhjeve me fitu vota me shumë për vete?

Kur subvencionet nuk ipen me kohë por në vjeshtë apo dimër, rrezikojmë të dështojmë sezonën, të kemi më pak rendimet dhe cmimet në treg të jenë më të larta”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:


Gecaj ngre alarmin: LDK e përçarë-Pa dorëheqjen e Abdixhikut partia shkon drejt shpërbërjes

NACIONALE

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së), Bajram Gecaj, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka pretenduar se lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i kishte thënë një ish-ministri se nuk jep dorëheqje edhe nëse ndahet LDK-ja.

Gecaj tutje tha se e beson plotësisht që Abdixhiku është në gjendje ta ndajë LDK-në dhe të mos largohet nga posti i kryetarit.

Personalisht, nuk e kam të vështirë ta besoj këtë deklaratë. Përkundrazi, e besoj plotësisht, sepse kam informacione të sigurta se, para se t'i bashkohej LDK-së, ai kishte shqyrtuar themelimin e një partie të re, por ishte këshilluar nga disa miq që të hynte në LDK dhe ta "merrte kalanë nga brenda."

Ndërsa ngriti alarmin që pa dorëheqjen ose shkrakimin e Abdixhikut, LDK po shkon drjet shpërbërjes,

“Zgjidhjet janë të qarta: ose dorëhiqet apo shkarkohet kryetari ose partia tanimë e përçarë ndahet sërish dhe shkon drejt shpërbërjes së plotë!”, shkroi ai.

Gecaj bëri thirrje delegatëve që të mos sakrifiokohet partia për teka të një personi.

AMAN, DELEGATË, MOS LEJONI NDARJEN E LDK-së!
Mos e sakrifikoni partinë për qejfet, inatet dhe ambiciet e një individi. Sipas informatave të publikuara nga një gazetar, kryetari Lumir Abdixhiku i paska thënë një ish-ministri të LDK-së: ‘Edhe nëse ndahet partia, unë nuk jap dorëheqje.’ Personalisht, nuk e kam të vështirë ta besoj këtë deklaratë. Përkundrazi, e besoj plotësisht, sepse kam informacione të sigurta se, para se t'i bashkohej LDK-së, ai kishte shqyrtuar themelimin e një partie të re, por ishte këshilluar nga disa miq që të hynte në LDK dhe ta ‘merrte kalanë nga brenda’
”, ka shkruar Gecaj.

Pamje: Kurti edhe në kombanjë me truproje

NACIONALE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qëndruar të shtunën në Podujevë.

Ai atje ka parë nga afër fushatën e korrje shirjeve në këtë komunë.

Në një moment, Kurti u pa duke u ngjitur edhe në kombanjë ku ishte i shoqëruar nga ministri në detyrë, Armend Muja.

Por përveç tyre, në kombanjë u pa edhe një pjesëtar i mbrojtjes së afërt të Kurtit.

Video:

KFOR publikon pamje të ushtarëve duke patrulluar në kufirin me Serbinë

NACIONALE

Ushtarët amerikanë të angazhuar në Komandën Rajonale Lindje (RC-E) të KFOR-it po vazhdojnë patrullimet e rregullta përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë, brenda zonës së përgjegjësisë së kësaj komande.

KFOR-i bëri të ditur se këto patrullime zhvillohen gjatë gjithë vitit dhe kanë për qëllim ruajtjen e ndërgjegjësimit rrethanor, mbështetjen e stabilitetit dhe lirisë së lëvizjes, monitorimin e ndryshimeve në mjedisin operacional, si dhe sigurimin e një pranie të dukshme në terren.

“Aktivitete të tilla pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente”, u tha në njoftimin.