Zyrtare: Ylli i Juventusit kalon në Leeds United - NACIONALE

Zyrtare: Ylli i Juventusit kalon në Leeds United

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra e Premierligës, Leeds United, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për huazimin e mesfushorit amerikan, Weston McKennie, nga Juventusi deri në fund të sezonit, me kusht që të ketë leje pune.

24-vjeçari i bashkohet Leedsit nga gjiganti i Serie A-së me synimin për një marrëveshje përfundimtare pasi të përfundojë sezoni 2022/23.

Reprezentuesi i ShBA-së tashmë njihet me disa nga yjet e skuadrës angleze, pasi së bashku me Tyler Adams dhe Brenden Aaronson, ndihmuan kombëtaren e tyre në Botërorin e Katarit që të arrinin në 16-shën më të mirë.

Pasi shkëlqeu në ligën amerikane, MLS, McKennie tërhoqi vëmendjen e Schalke 04 dhe u transferua në Bundesligë në verën e vitit 2016.

Ai u paraqit 91 herë për skuadrën gjermane, pastaj për t’u huazuar në Juventus për sezonin 2021/22, në fund të cilit, marrëveshja u bë përfundimtare.

Pas dy sezoneve të kaluara te zonja e vjetër, ai largohet në drejtim të Premierligës, pasi fitoi Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë, duke bërë 93 paraqitje, me kontribut prej 13 golave dhe pesë asistimeve.

McKennie bëhet lojtari i tretë që i bashkohet Leedsit në afatin e janarit, pas ardhjeve të Geroginio Rutter dhe Max Wober.

Ai ka zgjedhur fanellën me numrin 28 dhe mund ta bëjë debutimin e tij të dielën kundër Nottingham Forest.

Lajme të ngjashme