Zyrtare: Wayne Rooney merr drejtimin e Birmingham Cityt - NACIONALE

Zyrtare: Wayne Rooney merr drejtimin e Birmingham Cityt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Wayne Rooney është konfirmuar si trajneri i ri i Birmingham Cityt, duke nënshkruar kontratë për tre vite e gjysmë pasi u largua nga DC United javën e kaluar.

Me anglezin, klubi i janë bashkuar edhe dy legjendat Ashley Cole dhe John O’Shea, të cilët kanë marrë rolin e trajnerëve brenda klubit.

Rooney merr detyrën si trajner i Birminghamit pasi klubi e shkarkoi John Eustace pavarësisht fillimit të mirë këtë sezon, ku renditen në pozitën e gjashtë në tabelë.

Për punën e re, ish legjenda e Man Unitedit deklaroi: “Jam absolutisht i lumtur që i bashkohem Birminghamit në këtë kohë emocionuese. Është shumë e qartë se kam një plan dhe ambicie për klubin”.

Jam duke ndërtuar karrierën time si trajner, duke e vendosur vetën në disa sfida që të jem i gatshëm për këtë mundësi. Mezi pres t’ia nisi”.

Kemi disa lojtarë të rinj emocionues në skuadër dhe disa që ende nuk kanë hyrë në ekipin e parë, pranë lojtarëve me eksperiencë. Kam një ide të qartë si skuadra do të luajë, si të punojë stafi. Do të krijojmë një kulturë fituese”.

Kësisoj, tani mbetet të shihet nëse Rooney është zgjedhja e duhur për skuadrën angleze që ëndërron rikthimin në Premierligë.

Lajme të ngjashme