Zyrtare: Visar Bekaj transferohet te Hatayspori - NACIONALE

Zyrtare: Visar Bekaj transferohet te Hatayspori

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hatayspor, skuadra nga elita turke, ka zyrtarizuar portierin e Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, si lojtarin më të ri të tyre.

26-vjeçari ka nënshkruar me Hatayspor sot dhe do të jetë pjesë e skuadrës deri në verën e vitit 2026 dhe krejt kjo ndodhi, pasi kontrata e tij e deritanishme me Tiranën skadoi, me Bekajn që ishte lojtar i lirë.

Karriera e portierit dardan filloi të marrë hov te Prishtina, aty ku u paraqit suksesshëm për gjashtë vite, derisa skuadra nga kryeqyteti i Shqipërisë, KF Tirana e transferoi atë për 50 mijë euro në gusht të vitit 2020.

Për tre vite qëndrim te Tirana, ai ishte numri një i pakontestuar në portë, duke bërë 117 paraqitje, ku në 50 ndeshje mbajti portën e paprekur, pothuajse 50% të ndeshjeve.

Paraqitjet e tij të mira ranë në sy të klubit turk, skuadër e cila ishte një nga të prekurat e tërmetit të tmerrshëm në Turqi dhe u tërhoq nga garat pothuajse në gjysmë të sezonit, por vendi i saj në Superligë nuk u prek.

May be an image of 1 person, playing football and text

Trajneri i Bekajt te Hatayspor do të jetë Volkan Demirel, portieri i njohur që mbajti portën e Fenerbahces për 17 vite të karrierës së tij, si dhe i Kombëtares së Turqisë.

Detaje të tjera nga kontrata me Bekajt me skuadrën turke nuk janë bërë të ditur akoma, por besohet se do të paguhet afër 17 mijë euro në muaj.

Lajme të ngjashme