Zyrtare: Unai Emery largohet nga Villarreal, merr "timonin" e Aston Villas
Villarreal ka konfirmuar se trajneri Unai Emery është larguar nga klubi.
Emery ka vendosur t'i jap fund bashkëpunimit me skuadrën spanjolle, në mënyrë që të marrë drejtimin e skuadrës së Premierligë, Aston Villa.
Përmes një komunikate zyrtare, Villarreal njoftoi se Emery i ka informuar për ndërprerjen e njëanshme të kontratës së tij.
"Trajneri Unai Emery ka informuar Villarreal CF për vendimin e tij të njëanshëm për të ndërprerë marrëdhëniet e tij me klubin tonë. Në këtë mënyrë, trajneri bask nuk do të jetë më pjesë e klubit, të cilit iu bashkua në sezonin 2020-21 dhe nesër në orën 12:00 në Ciudad Deportiva do të mbajë një konferencë lamtumire për mediat për tifozët ekskluzivë për mediat shoqëruar me direktivën e verdhë”.
“Emery ka hyrë në historinë e Villarreal CF pasi u bë trajneri i parë që fiton një titull me klubin, UEFA Ligën e Evropës, përveç arritjes historike të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar dhe kualifikimit të ekipit gjatë dy viteve radhazi në Evropë”.
“Villarreal CF dëshiron të falënderojë Unai Emery për punën që ka bërë dhe i uron fat në karrierën e tij sportive.
Drejtori i futbollit të klubit, Miguel Ángel Tena, do të drejtojë seancën e punës së skuadrës nesër në orën 17:00 në Ciudad Deportiva (15 minutat e para të hapura për shtypin) dhe do të marrë detyrën në mënyrë të përkohshme derisa institucioni të shpallë trajnerin e ri”, shkruhet në komunikatë.
Comunicado oficial: @UnaiEmery_
— Villarreal CF (@VillarrealCF) October 24, 2022
🔗 https://t.co/FQ2V5E9anQ pic.twitter.com/fvOt8dvEt5
Unai Emery rikthehet në Premierligë, merr “timonin” e Aston Villas
Trajneri Unai Emery vendosi të largohet nga Villarreal, pasi u bind për një rikthim në Premierligë, këtë herë në kreun e Aston Villas.
Emery do ta drejtojë skuadrën angleze, e cila së fundmi shkarkoi trajnerin Steven Gerrard dhe do ta paguajë klauzolën e blerjes që tekniku spanjoll ka në kontratë me Villarrealin.
Aston Villa përmes një komunikate zyrtare njoftoi marrëveshjen e arritur, por që nuk zbuluan kontratën që nënshkroi ky i fundit.
“Aston Villa është e lumtur të njoftojë punësimin e Unai Emery si tranjer i ri i klubit. Unai vjen nga Villarreal, të cilët i drejtoi me sukses ku mposhtën Manchester United në finalen e vitit 2021 dhe gjithashtu edicionin e kaluar arritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve", shkruhet në komunikatën e klubit anglez.
Aston Villa is delighted to announce the appointment of Unai Emery as the club's new Head Coach. 🟣
— Aston Villa (@AVFCOfficial) October 24, 2022
Gjithashtu, Aston Villa njoftoi se Emery do të nis punën si trajner i ri me 1 nëntor pasi të merr edhe lejen e punës.