Zyrtare: Valon Berisha rikthehet në Evropë, nënshkruan për LASK-un
Mesfushori Valon Berisha i është rikthyer zyrtarisht futbollit evropian, duke nënshkruar me skuadrën e LASK-ut të Austrisë.
Pas një eksperiencë në Australi dhe skadimit të kontratës me Reims, Berisha i është bashkuar gjigantit austriak.
“LASK prezanton transferimin e parë të dimrit. Valon Berisha do të veshë fanellën zi dhe bardhë në të ardhmen. 30-vjeçari nënshkroi kontratë për 2.5 vite, pra deri në verën e vitit 2026”, shkruhet në komunikatë.
I lumtur me këtë transferim është shprehur edhe Berisha, që deklaroi se mezi pret të tregojë vetën në vitet e ardhshme.
“Isha i emocionuar që në momentin e parë. LASK është një klub shumë tërheqës dhe detyra është jashtëzakonisht tërheqëse për mua. Fusha e Raiffeisen Arenas ma konfirmoi menjëherë këtë dhe u fiksova menjëherë”.
“Unë me të vërtetë pres me padurim vitet e ardhshme në LASK dhe do të doja të bëj pjesën time për të siguruar që ne të jemi të suksesshëm së bashku”.
Valon #Berisha unterschrieb bei unseren Schwarz-Weißen einen Vertrag bis Sommer 2026 ⚽️
— LASK (@LASK_Official) January 8, 2024
Zum Beitrag: https://t.co/uXg5h1LKWg pic.twitter.com/667k9pDmD4
Ndërkohë, drejtori Siegmund Gruber nënvizoi se transferimi i Berishës do t’i ndihmojë edhe lojtarët e rinj.
“Valon Berisha është absolutisht top transferim për ne sepse e ka dëshmuar kualitetin disa herë. Kemi shumë lojtarë të rinj që do të përfitojnë nga eksperienca e tij. Suksesi i tij flet vetë dhe me klasin e tij definitivisht do të na ndihmojë”.