Zyrtare: UEFA vendos për ndeshjen Belgjikë – Suedi - NACIONALE

Zyrtare: UEFA vendos për ndeshjen Belgjikë – Suedi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtëpia e futbollit UEFA ka vendosur që rezultati përfundimtar mes Belgjikës dhe Suedisë të jetë 1:1.

Ndeshja mes dy kombëtareve u ndërpre pas 45 minutave shkaku i një sulmi terrorist, ku si pasojë mbeten dy tifozë të vrarë.

Federata belge kërkoi që ndeshja të mos përsëritet dhe rezultati përfundimtar të jetë 1:1, vendim të cilin e ka konfirmuar edhe UEFA.

“Përsa i përket ndeshjes kualifikuese evropiane mes Belgjikës dhe Suedisë, e ndërprerë në pjesën e parë me kërkesë dhe marrëveshje të dy skuadrave, pas sulmit terrorist që vrau dy tifozë suedezë në Bruksel më 16 tetor, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi sot që:

• Ndeshja ndërpritet dhe rezultati në intervalin e pjesës së parë (1-1) konfirmohet si përfundimtar.

• Secilit ekip i jepet një pikë me renditjen e Grupit F që do të përditësohet në përputhje me rrethanat

• Çdo pezullim konsiderohet i shërbyer dhe kartonët e verdhë të vetëm mbeten të vlefshëm”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, UEFA ende s’ka dhënë ndonjë datë se kur do të zhvillohet ndeshja e Kosovës kundër Izraelit në Prishtinë.

Lajme të ngjashme