Zyrtare: Trajneri Claudio Ranieri largohet nga futbolli - NACIONALE

Zyrtare: Trajneri Claudio Ranieri largohet nga futbolli

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Claudio Ranieri ka vendosur të largohet nga futbolli, pasi drejtoi Cagliarin në rikthimin në Serie A.

Sipas raportimeve të gazetarit Gianluca di Marzio, Ranieri ka vendosur të largohet nga futbolli, edhe pse ende s’është e konfirmuar nëse po pensionohet.

Ranieri vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me Cagliarin, pavarësisht që kishte edhe një vit në karrierë, pra deri më 2025.

72-vjeçari vlerësohet jashtëzakonisht lartë nga i tërë komuniteti i futbollit, sidomos shkaku i mrekullisë që bëri me Leicester Cityn duke fituar Premierligën në sezonin 2015/16.

Sidoqoftë, dashuria e madhe për Cagliarin, ku e nisi punën ndikoi që të vazhdonte si trajner edhe për këto dy vitet e fundit.

Në karrierën e tij, ai ka drejtuar edhe top klube si Napoli, Fiorentina, Valencia, Atletico Madrid, Chelsea, Parma, Juventus, Roma, Inter, kombëtaren e Greqisë, Leicester, Nantes, Fulham, Roma sërish, Sampdoria dhe Watford.

Lajme të ngjashme