Zyrtare: Thiago Motta trajner i Juventusit
Juventusi zyrtarisht e ka emëruar Thiago Mottan si trajner, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.
Motta do të jetë pasuesi i Max Allegrit, që u shkarkua disa ditë pasi e fitoi Kupën e Italisë.
Përmes një komunikate zyrtare, Juventusi i uroi mirësëardhje teknikut italian.
“Është zyrtare, trajneri i ri i Juventusit do të jetë Thiago Motta. Trajneri italiano-brazilian ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Ndërkohë, Thiago shtoi se është i gatshëm për eksperiencën që do ta ketë në një klub të madh si Juve.
“Jam i shumë i lumtur që do të nisi eksperiencën në një klub të mirë si Juventusi. I falënderoj tifozët dhe menaxhmentin, të cilët i siguroj se me të gjithë ambiciet do t’i mbajë ngjyrat e Juventusit lartë dhe t’i bëj tifozët e lumtur”.
™️⚽ pic.twitter.com/f7VO75ZWTP
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) June 12, 2024
Motta ishte mahnitës sezonin e kaluar në krye të Bolognas, duke i drejtuar drejt rikthimit në Ligën e Kampionëve pas shumë viteve.
Tani, me “Zonjën e Vjetër” do ta synojë titullin kampion si dhe të bëjë ndonjë befasi në Ligën e Kampionëve.