Zyrtare: Tata Martino ribashkohet me Lionel Messin, merr drejtimin e Inter Miamit - NACIONALE

Zyrtare: Tata Martino ribashkohet me Lionel Messin, merr drejtimin e Inter Miamit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter Miami ka njoftuar se ish trajneri i Barcelonës dhe Argjentinës Tata Martino është trajneri i ri i klubit.

Martino tani do të ribashkohet me Lionel Messin, me të cilin punoi gjatë sezonit 2013/14 te Barcelona, si dhe te kombëtarja argjentinase mes viteve 2014/16.

60-vjeçari ka edhe eksperiencë në MLS, meqenëse ka drejtuar Atlanta United (me të cilët fitoi Kupën në vitin 2018) dhe së fundmi ishte përzgjedhës i kombëtares së Meksikës në Kupën e Botës Katar 2022.

“Tata është një ndër figurat më të respektuar të sportit, për të cilin rekordet flasin vetë”.

“Jemi të sigurt se arritjet e tij në ndeshje dhe eksperienca si trajner do ta inspirojë skuadrën tonë dhe tifozët dhe tani do të shikojmë përpara për efektin që do ta ketë brenda dhe jashtë fushës”, deklaroi presidenti i Inter Miamit David Beckham në komunikatën e klubit.

Përndryshe, Martino është pasuesi i Phil Nevilles, i cili u lirua nga detyra më herët këtë muaj.

Lajme të ngjashme