Zyrtare: Steven Gerrard merr drejtimin e skuadrës nga Lindja e Mesme - NACIONALE

Zyrtare: Steven Gerrard merr drejtimin e skuadrës nga Lindja e Mesme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, i cili nuk ishte në krye të një skuadre që nga fundi i vitit të kaluar kur u shkarkua nga Aston Villa, tani ka marrë drejtimin e skuadrës nga Lindja e Mesme, Al Etiifaq.

Gerrard ishte në bisedime për javë të tëra me skuadrën nga Arabia Saudite, deri kur të dy palët u pajtuan të nënshkruanin një marrëveshje të kënaqshme edhe për ish-mesfushorin anglez.

43-vjeçari, i shkarkuar nga Villa vitin e kaluar, u ftua në Lindjen e Mesme muajin e kaluar dhe zhvilloi bisedime me zyrtarët e klubit, por pas kthimit të tij në Angli këmbënguli: "Siç jemi tani, unë nuk do ta pranoj atë ofertë".

Por pas bisedimeve të mëtejshme me zyrtarët e skuadrës që përfundoi në vendin e shtatë në sezonin e kaluar në Ligën Pro të Arabisë Saudite, Gerrard tani ka pranuar të marrë këtë rol.

Steven Gerrard set for management return in Saudi Arabia after resuming talks - Mirror Online

Gerrard po ndjek një numër yjesh të famshëm në botën e futbollit për të bërë lëvizjen në Lindjen e Mesme këtë verë. Karim Benzema, N'Golo Kante, Ruben Neves, Edouard Mendy dhe Kalidou Koulibaly janë ndër ata që i janë bashkuar revolucionit të Ligës Pro Saudite gjashtë muaj pasi Cristiano Ronaldo iu bashkua Al Nassr dhe mbetet të shihet ndikimi i Gerrard se cilët yje do të jetë i aftë për të sjellë te Al Ettifaq.

Lajme të ngjashme