Zyrtare: Sergio Ramos rikthehet te Sevilla pas 18 viteve - NACIONALE

Zyrtare: Sergio Ramos rikthehet te Sevilla pas 18 viteve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sevilla ka arritur marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit Sergio Ramos.

Pas plot 18 viteve, spanjolli është rikthyer te klubi që ishte pjesë e akademisë para se t’i bashkohej Real Madridit si 19-vjeçar.

Sevilla përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar marrëveshjen me Ramos, i cili ka nënshkruar për një vit me opsion për një tjetër.

Sevilla FC ka arritur marrëveshje për transferimin e Sergio Ramosit. Qendërmbrojtësi kaloi me sukses testet mjekësore dhe nënshkroi kontratë njëvjeçare”, shkroi klubi.

Ramos ishte pjesë e ekipit të parë Sevillas gatë sezonit 2004/04, duke qenë titullar dhe bëri 31 paraqitje në ligë duke shënuar dy gola.

Ish kapiteni i Real Madridit bëri një gjest të madh për t’iu bashkuar Sevillas duke refuzuar ofertën e lartë financiare nga skuadra arabe Al Ittihad dhe Galatasaray.

Raportohet se arabët i ofruan 20 milionë euro për vit, derisa turqit rreth 11 milionë euro për vit mirëpo ai zgjodhi t’i refuzojë për Sevillan ku do të fitojë vetëm 1 milion euro për sezon.

Lajme të ngjashme