Zyrtare: Sanchez kthehet te Interi
Interi ka njoftuar zyrtarisht për kthimin e Alexis Sanchez në skuadër, një vit pasi iu bashkua skuadrës franceze, Marseille.
Veterani kilian kaloi dy vjet me zikaltrit nga viti 2020 deri në 2022 para se të largohej si lojtar i lirë. Ai u bashkua me Les Olympiens dhe bëri përshtypje në Riveira franceze, duke shënuar 18 gola në 44 ndeshje, përpara se të largohej pas një sezoni të vetëm.
Siç u njoftua sot, Sanchez tani i është ribashkuar zyrtarisht Interit, duke u rikthyer në një marrëveshje njëvjeçare që mendohet të jetë me vlerë rreth 2.8 milionë euro neto plus shtesa.
Bienvenido 🇨🇱#ForzaInter #WelcomeAlexis @Alexis_Sanchez
— Inter (@Inter) August 26, 2023
Gjatë periudhës së tij të parë në klub, sulmuesi 34-vjeçar kilian shënoi 20 gola dhe siguroi 23 asistime në 109 paraqitje në të gjitha garat. Ai ndihmoi klubin të fitonte një titull kampioni, një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë.

Sanchez është bërë nënshkrimi i 10-të i Interit në afatin kalimtar të verës, pas Yann Bisseck, Yann Sommer, Davide Frattesi, Marcus Thuram, Juan Cuadrado, Carlos Augusto, Emil Audero, Raffaele Di Gennaro dhe Marko Arnautovic.
Zikaltrit ndeshjen e radhës në Serie A e zhvillojnë të hënën, me fillim nga ora 20:45 ndaj Cagliarit, ku Sanchez mund ta bëjë debutimin e tij nga banka rezervë.
