Drejtori sportiv: Alexis Sanchez dëshiron të rikthehet te Interi
Drejtori sportiv i Interit Beppe Marotta ka konfirmuar se sulmuesi Alexis Sanchez mund të rikthehet në “Giuseppe Meazza”.
Sanchez është ende pa skuadrës pas largimit nga Marseille pas vetëm një edicioni, shkaku që dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.
Kiliani ëndërronte rikthimin te Barcelona, por meqenëse s’patë asgjë konkrete ka kontaktuar Interin për ta diskutuar rikthimin e mundshëm.
Marotta ka konfirmuar se Sanchez mund të rikthehet në fanellën e skuadrës italiane.
“Correa dëshiron të ketë më shumë hapësirë dhe po, Sanchez është i interesuar për t’u rikthyer këtu”.
“Alexis na dërgoi mesazh të qartë për dëshirën që t’i ribashkohet Interit, është e vërtetë”, deklaroi ai.
Alexis Sánchez could return to Inter, as CEO Marotta confirms: “Correa wants to have more space and yes, Sánchez is keen on returning here”. 🔵🇨🇱
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 21, 2023
“Alexis sent us clear messages about his desire to re-join Inter, it’s true”. pic.twitter.com/uGLpt3DL9e
Ndërkohë, nuk dihet nëse Interi do ta konsiderojë mundësinë e rikthimit të Sanchezit pasi edhe pse kanë nevojë për një sulmues kiliani nuk është që dëshmoi kualitetin për aq kohë sa ishte në Itali.
Sanchez u kërkua me ngulm edhe nga klubet arabe por refuzoi të gjitha ofertat meqenëse nuk e sheh veten larg Evropës.
Edicionin e kaluar te klubi francez, kiliani zhvilloi 44 paraqitje në të gjitha garat duke kontribuar me 18 gola dhe tre asistime.