Zyrtare: Redon Ismaili kalon te Partizani i Shqipërisë
Mesfushori i talentuar kosovar Redon Ismaili ka bërë hapin e madh duke iu bashkuar klubit shqiptar Partizani.
Pasi shkëlqeu te Gjilani në një periudhë të shkurtër, Ismaili i është bashkuar klubit të Superiores që po kryen fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.
Partizani përmes një komunikate zyrtare njoftoi se ylli i Kosovës U21 nënshkroi kontratë dyvjeçare me opsion vazhdimi për një tjetër.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
“Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Redon Ismailin. Mesfushori 21 vjeçar, i cili sëfundmi ishte pjesë e Gjilanit, ka firmosur me kampionët një kontratë dyvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Ismaili pjestar i përfaqësueses U-21 të Kosovës i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë”.
Partizani është duke “luftuar” për titullin kampion këtë sezon, duke u renditur në pozitën e dytë me 32 pikë, pesë më pak se Egnatia që prinë pas 18 xhirove.