Zyrtare: Real Madrid konfirmon transferimin e Kylian Mbappes
Real Madrid tani zyrtarisht e ka konfirmuar transferimin e qendërsulmuesit Kylian Mbappe.
Francezi i është bashkuar skuadrës galaktike në një marrëveshje pesëvjeçare.
Përmes një komunikate zyrtare, Real Madrid njoftoi se Mbappe tani është lojtar i tyre kurse prezantimi pritet të bëhet pas Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
“Real Madrid ka arritur marrëveshje me lojtarin Kylian Mbappe, i cili do të jetë i lidhur me klubin për sezonet e ardhshme”, thuhet ndër të tjera.
Comunicado oficial: Mbappé.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 3, 2024
Ndërkohë, Mbappe pritet të fitojë 15 milionë euro neto për sezon për pesë vitet e ardhshme. Përpos kësaj, ai do të marrë edhe bonus 100 milionësh, të cilën Reali do ta paguajë deri më 2029.