Zyrtare: Real Madrid konfirmon largimin e Nacho Fernandezit - NACIONALE

Zyrtare: Real Madrid konfirmon largimin e Nacho Fernandezit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi e ka konfirmuar se mbrojtësi Nacho Fernandez ka vendosur të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Spanjolli pas më shumë se një dekade i ka dhënë fund qëndrimit te skuadra galatike, ndërsa do të kalojë në Katar për të vazhduar karrierën.

Përmes një komunikate zyrtare, Reali e falënderoi Nachon për kontributin e dhënë tërë këto vite.

“Real Madrid njofton se kapiteni Nacho ka vendosur t’i jap fund karrierës si lojtar i ynë. Real Madrid dëshiron ta falënderoj Nachon, një ndër legjendat e klubit”.

Fjalë të mëdha për lojtarin kishte edhe presidenti Florentino Perez që tha: “Që kur arriti në akademi si fëmijë, Nacho gjithmonë ka qenë shembull i përmirësimit për të gjithë dhe ka pranuar dashuri, njohje dhe admirim nga tifozët. Reali është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia jote”.

Nacho ndër të tjera ka fituar 26 trofe, duke fituar gjashtë trofe të Ligës së Kampionëve, 5 Kupa të Botës për klube, 4 Superkupa të UEFA-s, 4 La Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 5 Superkupa të Spanjës.

Lajme të ngjashme