Zyrtare: Real Madrid konfirmon datën se kur do të prezantohet Kylian Mbappe - NACIONALE

Zyrtare: Real Madrid konfirmon datën se kur do të prezantohet Kylian Mbappe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi ka konfirmuar se të martën e ardhshme do ta prezantojnë sulmuesin Kylian Mbappe.

“Los Blancos” e njoftuan afrimin e francezit javë më parë, megjithatë e shtynë prezantimin shkaku që përfaqësoi Francën në “Euro 2024”.

Mirëpo, me eliminimin nga Kampionati Evropian – Real Madridi ka informuar se pas gjashtë ditëve do ta prezantojnë para mijëra tifozëve në “Santiago Bernabeu”.

“Real Madrid njofton se të martën e ardhshme, 16 korrik, në ora 12:00, do të bëhet prezantimi i lojtarit tonë Kylian Mbappe në stadiumin Santiago Bernabeu”.

“Më herët, presidenti i Realit Florentino Perez do ta mirëpres Kylian Mbappen në ceremoninë që do ta konfirmojë atë si lojtari ynë për pesë vitet e ardhshme”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ndërkohë, Real Madridi është duke punuar edhe në prurjen e dy mbrojtësve Leny Yoro nga Lille, si dhe Alphonso Davies i Bayern Munichut.

Lajme të ngjashme