Zyrtare: Real Madrid e ‘blindon’ edhe Fede Valverden
Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Federico Valverde edhe për gjashtë vitet në vijim.
“Los Blancos” janë duke punuar intensivisht që t’i mbajnë yjet e skuadrës, në mënyrë që mos t’i japin asnjë shans skuadrave arabe ose atyre angleze.
Përmes një komunikate zyrtare, Real Madrid njoftoi se Valverde ka nënshkruar një kontratë të re, me klauzolë lirimi në vlerën e 1 miliard eurove.
“Real Madrid dhe Fede Valvere kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së lojtarit, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri më 30 qershor 2029”.
Comunicado Oficial: Valverde, renovado hasta 2029.#RealMadrid | #Valverde2029
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 9, 2023
Uruguaiani është ndër yjet kyç te “Los Blancos” derisa ka fituar vendin si titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Carlo Ancelottit.
Ai iu bashkua madrileneve si 18 vjeçar, deirsa në gjashtë vite ka zhvilluar 220 ndeshje, ku ka realizuar 19 gola dhe ka fituar nëntë tituj (Ligën e Kampionëve, 2 Kupa të Botës për klube, 1 Superkupë Evropiane, 2 La Liga, 1 Kupë të Mbretit dhe 2 Superkupa të Spanjës).
Ndërkohë, Reali këta muajt e fundit ka rinovuar kontratën edhe të yjeve si Edouardo Camavinga, Rodrygo dhe Vinicius Junior, derisa futbollisti i radhës është Eder Militao.